• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

I dënuari për korrupsion në vendlindje, kërkon azil në Afrikë

29 May, 2018
në Botë, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Çdo vit janë më mijëra e mijëra afrikanë që aplikojnë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, por nuk mungojnë as rastet kur një qytetar i BE-së kërkon azil në një vend afrikan.

Radu Mazare është një prej më shumë se 3 milionë rumunëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendlindjes së tyre. Ndryshe nga pjesa dërrmuese e kësaj shifre, që janë drejtuar në Perëndim, Radu ka zgjedhur një vend të pazakontë.

Vizitoi për herë të parë Madagaskarin në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe thotë se u mahnit.

“U mahnita kur zbrita këtu dhe vendosa që të qëndroj më gjatë”, thotë Radu për Euronews.

Vitin e kaluar aplikoi për të marrë statusin e azilantit duke deklaruar se ndjehej i përsekutuar nga politika në vendlindjen e tij. Në fakt, shkaku i vërtetë i kërkesës lidhet me mungesën e një marrëveshjeje ekstradimi mes Madagaskarit dhe Rumanisë.

Radu Mazare drejtonte dikur qytetin port të Konstantës, në brigjet e Detit të Zi. Ndaj tij nisi disa vite më parë një proces gjyqësor për abuzime dhe korrupsion në ushtrimin e detyrës dhe për këtë është dënuar me gjashtë vite burg.

Ai vetë thotë se për të njëjtat akuza ka dalë i pafajshëm në një proces të mëhershëm ligjor dhe se nuk i beson më sistemit të drejtësisë në Rumani, që e ka shpallur fajtor për një dëm prej 3 milionë eurosh të shkaktuara buxhetit të shtetit.

“Aktualisht jam një azilkërkues në një shtet afrikan, sepse nuk besoj se një proces i drejtë dhe i pavarur gjyqësor do të zhvillohet ndaj meje në Rumani. Sistemi i drejtësisë në Rumani kontrollohet nga shërbimet inteligjente”, rrëfen ai.

Rrëfen gjithashtu se nuk ka ndërmend që të ndërrojë plazhet tropikale e të kristalta të Madagaskarit me një qeli që e pret në vendlindje.

“Nuk kam ndërmend që të rikthehem. Më janë shkelur të drejtat vazhdimisht. Në Rumani nuk ka drejtësi të pavarur”, tregon Radu.

Rasti i Radu Mazares nuk është i vetmi. Pak muaj më parë, Elena Udrea, ish-ministre dhe ish-kandidate për presidente në zgjedhjet e fundit vendosi që të rinisë jetën e saj nga Kosta Rika, një tjetër vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Rumaninë. Pasi u largua, ajo u dënua me 6 vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Paraardhëse

Dua Lipa kaloi natën me “yllin” e Realit pas finales së Champions

Pasardhëse

Së shpejti iPhone do të hapë dyert e shtëpive dhe makinave

Pasardhëse

Së shpejti iPhone do të hapë dyert e shtëpive dhe makinave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.