• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

I dehur në Kuvend? Paloka zbardh prapaskenat e sherrit me Ramën: I thashë je miz

10 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
87
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I ftuar në “Radari Informativ”, deputeti demokrat Edi Paloka ka sqaruar sesi ndodhi incidenti gjatë votimit të buxhetit 2023 në Kuvend. Përplasjen me kryeministrin, Paloka e cilësoi si një taktikë të mirëmenduar që sipas tij, Rama e përdor sa herë që në Parlament duhen votuar projektligje me rëndësi apo “të dyshimta.”

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së sqaron:

“Kjo e sotmja ishte vazhdim i asaj që ndodhi dje. Sot ndodhi e njëjta gjë, edhe pse nuk ishin kamerat, kur po votohej, unë dhe Leskaj hymë në sallë. Nikolla ndërpreu seancën, mund të ketë pasur arsyet e veta. Ky zotëria do të provokojë.  Filloi me Bujarin pastaj ne i dhamë reston jo vetëm për sot por për gjithçka sa tha dje dhe çfarë ka bërë gjithë këto vite ndaj shqiptarëve. Ka 8-9 vite që fyen shqiptarët në përgjithësi.”-tha ai.

Sipas Palokës, sjella e kreut të qeverisë “justifikohet” me faktin që në parlament po kalonte ajo që ai e cilësoi si “vjedhja më e madhe e kësaj qeverie,” duke folur për Portin e ri të Durrësit.

“Çështja e Portit të Durrësit u soll në mënyrë të jashtëligjshme, u votua në mënyrë të jashtëligjshme.”-u shpreh Paloka.

Paloka ndërsa e mohoi edhe një herë që të ketë qenë në gjendje të dehur në Parlament tregoi se ndaj kryeministrit përdori të njëjtat fraza që ai përdori një ditë më parë në seancë plenare.

“I thashë je bedel, je i pafe, i pa atdhe, je gjel plehu në Surel, i thashë je miza në b*thën e kalit…Me Ramën, nuk e di a ka më fjalë që mund t’i thuhen për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Nuk e kishim planifikuar.”-tha ai.

Po ashtu, Paloka e akuzoi kryeministrin se sa herë që në Parlament duhet të kalojë “raste të vështira” si Porti i Durrësit apo Buxheti, nuk futet në sallë pa konsumuar më parë kokain.

Për këtë akuzë, deputeti demokrat tha se është gati të përballet me Ramën edhe në gjyq.

“Rama nuk hyn në sallë pa i futur 2-3 viza kokainë. E kam thënë edhe herë të tjera, e ka thënë edhe Dritan Prifti, ndjesë pastë. Le të më hedhë në gjyq. Dihet botërisht nga ata që e njohin, por kjo nuk është provë. E dimë edhe kush ia sjell, nga i vjen. Le të bëjë testin.” -deklaroi Paloka.

Paraardhëse

Nic: Serbia po e shfrytëzon krizën për të fituar kohë

Pasardhëse

Dy tërmete të fuqishme lëkundin vendin shumë pranë Shqipërisë

Pasardhëse

Dy tërmete të fuqishme lëkundin vendin shumë pranë Shqipërisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.