• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

I bashkon i njëjti “hall” në SPAK, Xhaçka shpërthen ndaj Berishës pas sekuestrimit të pronave të bashkëshortit: Kusar me damkë

25 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
141
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas vendimit të SPAK për të sekuestruar 5512 m2 tokë të bashkëshorit të saj Artan Gaçi.

Në reagimin e saj Xhaçka ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha si kusar me damkë dhe shpifës” që s’mund t’i bëjë kujt moral, ndërsa thekson se SPAK duhet të bëjë punë i pandikuar nga asgjë.

Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e një pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

I pyetur gjatë një konference me gazetarët nëse e vlerëson vendimin e gjykatës për sekuestrimin e truallit të bashkëshortit të Ministres Olta Xhaçka, Berisha u shpreh se rasti i këtij të fundit nuk mund të krahasohet me Jamarbër Malltezin që sipas tij ka marrë tokën e vetë pas 50 vitesh.

Kujtojmë se në kuadër të hetimit të nisur mbi bazën e kallëzimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, SPAK ka vendosur që të ngrijë pasurinë truall prej 5512 metër katror të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Xhaçka, aty ku po ndërton vila luksoze si investitor strategjik.

Reagimi i plotë:

Nje kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral.

Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!

Kujtojmë që ditën e shtunë u arrestua dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, ndërsa ndaj vetë berishës u dha masa detyrim paraqitjeje, pasi akuzohen për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Ndërkohë SPAK ka bënë nën sekuestro preventive disa nga pronat e Jamarbër Malltezit.

Paraardhëse

Qeveria nuk komenton vendimin e GJKKO për Berishën: Luftuam që drejtësia të ishte e pavarur

Pasardhëse

Berisha përballë drejtësisë, Topalli: Ngjarje politike, nuk ka asnjë provë

Pasardhëse

Berisha përballë drejtësisë, Topalli: Ngjarje politike, nuk ka asnjë provë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.