• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Hysni Gurra: Z. Gurra kemi nderin t’ju propozojmë për kandidat

12 March, 2023
në Kryesore, Opinion
0
93
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Hysni Gurra

 

Z. Gurra kemi nderin t’ju propozojmë për kandidat, kush më mirë se ju do t’i shërbente këtij qyteti që ka humbur busullën në labirinthet e betonit e pisllëkut…

Mesazhi mbyllej: “Ju presim në orën 07:59 pranë zyrave tona- Me nderime shefi i koalicionit ABEOK, z. Selami Jenishehri”.
Shoh orën, 7:30. U vesha shpejt e shpejt, dola vrull për te selia e koalicionit.
Afër zyrave një turmë e harbuar brohoriste emrin tim. Dikush i drejtohej turmës me britma që të përqafonte kandidatin (mua).

Unë s’kisha rrugë tjetër veç t’i dorëzohesha vullnetit të harbuar të turmës. Ishte hera e parë që përballesha me një harbim e admirim të tillë.

Aty për aty, mes një admirimi të harbuar, të cilin e zbulon krejt papritur, fillon sendërtohet një ambicie e përgjumur. Ndoshta kishte qenë aty gjithmonë, e kishin parë të gjithë, veç unë jo.

Simpatizantët bënin gjithë ato nderime, njerëz të famshëm që uronin krejt papritur, sidomos shefi i ABEOK.

Po shijoja ëndjen e të shkëlqyerit, m’u mbush mendja t’i shërbeja një gjinie të re, politikës, si kandidat, kandidat për i parë i qytetit.

Pa pritur më fringëlliu një mendim; a i kam vërtetë këto cilësi të cilat m’i evidentoi papritur shefi sqimëmadh i partisë, z. Selami(?).

U futa të shoh rrjetet sociale dhe mediat për të vërtetuar.

Fama ishte bërë virale; armik i despotizmit, i etur për liri, i djegur për t’i shërbyer popullit…i armatosur me dije politike, letrare, filozofike, orator hazërxhevap…ishin kryetituj të statuseve në rrjet e media.

U mallëngjeva, fillova të qaj, më kapi një inat i papërshkrueshëm- si është e mundur që nuk më kanë vlerësuar deri tani?!

Më erdhi inat, më kishin shfrytëzuar gjithë jetën talentin falas. Mu kujtua inati që pati përfshirë filozofin e njohur, Volter, të cilit ia shfrytëzonte kapacitetin e jashtëzakonshëm mbreti Frederik, nuk ia dinte as për nder, e tallte në sallonet aristokratike.

“Mos ia vini re, portokallin e shtrydhim, i pimë lëngun dhe e lëkurën e hedhim përtokë”, – tallej Frederiku me Volterin.

Idhnak siç ishte Volteri, fiks si unë tani, kur e patën pyetur se me ç’punë merrej, qe përgjigjur: “Po laj këmishët e palara të mbretit”.

E kishte fjalën për prodhimtarinë intelektuale të Frederikut, të cilën ia sistemonte vetë Volteri.

E kisha dashur gjithë jetën lirinë, dëshirën për të kontribuar si i pari, nuk isha vlerësuar…erdhi dita- po vlerësohesha. Nuk më ndalonin lotët, e qara u bë ngashëryese dhe e zëshme…

Babi, babi…çohu se do ikim te lodrat, ora 10, çohu babi…më zgjoi vajza 5-vjeç.

Paraardhëse

“Më mori partnerin”, Luiza Gega i përgjigjet Klodiana Shalës

Pasardhëse

Kandidat për Tiranën? Dashamir Shehi: Jam personazh popullor, e di gjithë Shqipëria

Pasardhëse

Kandidat për Tiranën? Dashamir Shehi: Jam personazh popullor, e di gjithë Shqipëria

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.