• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Hyseni: Parandalimi i ekstremizmit, me rëndësi për Kosovën

4 April, 2017
në Kosovë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me komunën e Gjilanit, Ambasadën italiane dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, nënshkruan të martën Memorandumin e Mirëkuptimit për angazhimin e komunitetit në fushën e parandalimit të radikalizmit.

Në ceremoninë e nënshkrimit, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se është përzgjedhur komuna e Gjilanit që të jetë e para në këtë projekt-pilot dhe ky bashkëpunim ka dalë shumë i suksesshëm.

Ai theksoi se parandalimi i ekstremizmit dhe akteve tw tjera të dhunës është i rëndësishëm si për vendin tonë, ashtu edhe për rajonin.

“Duhet të bëjmë gjithçka që të ruhet karakteri sekular i shoqërisë sonë, ta ruajmë dhe ta kultivojmë atë, sepse kështu do të formohet një shtet demokratik i cili do t’i bashkëngjitej klubit të vendeve përparimtare me shoqëri demokratike”, tha ministri Hyseni.

Ambasadori i Italisë në Republikën e Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, tha se angazhimi i përbashkët në këtë pilot-projekt është tregues se ka bashkëpunim shumë të mirë në mes të dyjave vendeve.

“Të gjithë qytetarët e Evropës janë të kërcënuar nga terrorizmi dhe kjo është një brengë e jona e përbashkët. Parandalimi i ekstremizmit është me një rëndësi të madhe për Kosovën, prandaj keni përkrahjen e shtetit italian në këtë drejtim”, tha ambasadori Sardi.

Zëvendës-përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, tha se Republika e Kosovës ka treguar një kurajë të madhe në luftimin e ekstremizmit dhe kjo vlerësohet shumë. Ajo tha se UNDP do të vazhdojë të përkrahë edhe në projektet tjera në të ardhmen.

Ndërsa, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri falënderoi ICITAP-in, UNDP-në dhe MPB-në për përkrahjen e dhënë në ngritjen e kapaciteteve në luftimin e ekstremizmit.

Qëllimi i këtij memorandumi është që të ofrojë kornizën e bashkëpunimit dhe të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet palëve, mbi baza jo-përjashtuese, në fushat e interesit të përbashkët. Aktivitetet e zbatuara në bazë të këtij memorandumi priten të kenë ndikim pozitiv në fuqizimin e kapaciteteve të Komunës së Gjilanit për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Paraardhëse

Tronditet Durrësi, nipi vret me armë gjyshen dhe më pas veten

Pasardhëse

Braçe-Metës: Nuk votoj qeveri ‘besimi’ me vrasës

Pasardhëse
Rrëfehet Braçe

Braçe-Metës: Nuk votoj qeveri ‘besimi’ me vrasës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.