• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Humbja nxori në pah shumë elementë”, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Ja të gjitha gabimet që na çuan në humbjen e 25 prillit

18 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
61
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ardian Isufi, ka folir në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjedhjet e 13 qershorit për kryetarin e ri të PD.

Duke u ndalur te “25 prilli”, Isufi tregoi arsyet, që sipas tij, çuan në humbjen e PD, teksa tha se vjedhja e votave është vetëm gjysma e së vërtetës, ndërsa gjysma tjetër duhet kërkuar pikërisht brenda vetë PD-së dhe mënyrës si e bëri fushatën.

“Sot jemi në një pikë ku maturia dhe mençuria duhet të jenë të mëdha, sepse PD po kalon një moment të rëndësishëm se ku do të shkojë. Humbja nxori në pah shumë elementë, që duhet të ridimensionohen. Unë jam për një PD të reformuar, duhet patjetër të kemi një PD me “fytyra të reja”, sepse dashur pa dashur një parti e mbulon mediokritet dhe vjen koha e duhet të hapet. Jo vetëm për kryetarin, por duhet parë në gjithë spektrin e saj. Nuk mund të fajësojmë vetëm Bashën për humbjen, edhe pse është njeriu qendror që i dha pamje fushatës, por mendoj që ka të bëjë e gjithë struktura. Basha ka qenë njeriu qendror, por këshilltarët, konsulentët, ata që u morën në gjithë strukturën e partisë, kanë gjërat e tyre, që nuk kanë funksionuar. Edhe në terren besoj puna ka qenë relativisht jo shumë e mirë. Gjysma e së vërtetës është se janë vjedhur votat, por gjysma tjetër është se ne duhet të merremi me veten, brenda partisë. Fatkeqësisht PD u konceptua si një parti e vjetër, për mënyrën si u organizua fushata, si jepeshin mesazhet. Një pjesë e konsiderueshme e elektoratit gri, ku ne duhet të kishim një fokus më të madh, duhet patjetër të kishim një taktikë tjetër, strategji tjetër, për t’i ofruar. Duhet t’iu ofroheshim dhe qaseshim njerëzve me premtime reale, që ata i shqetësojnë, se me premtime që futeshin në agjenda aritmetike. Psh. thuajse të gjitha premtimet lidheshin me buxhetin e shtetit dhe kur krijohej një shumatore, nuk dilnin paratë. Të themi të vërtetën shqiptarët janë më shumë pragmatistë, nuk ecin më me ideale si në vitet ‘90. Të gjitha këto kundërshtari i kuptoi më mirë se ne, edhe pse ishte më poshtë. Kauza e PD ishte e mirë, por instrumentet që përdori jo”, u shpreh ai.

Sipas tij, dorëheqja e Bashës nga kryetar i PD nuk do ta forconte atë, përkundrazi do të ishte një akt pozitiv, ndërsa shtoi se në të vërtetë më 13 qershor nuk pret surpriza.

“Janë dy momente për t’u diskutuar. Së pari, në statutin e PD kjo gjë nuk ekziston, pra ngelet në dorën e tij. Së dyti, në aspektin moral çdo lidership bën një akt që nuk e dobëson, por patjetër që do ta forconte më shumë edhe vetë z. Basha me aktin e dorëheqjes. Ne duhet të japim një shembull për shoqërinë shqiptare, se PD po punon për të nxjerrë të vërtetën, por përmes institucioneve. Ky proces ec në mënyrë paralele edhe me mandatimin e deputetëve të rinj. Por akti moral i ngel lidershipit, që e forcon atë. Ky nuk është akt i humbjes, por i një përgjegjësie të madhe para një partie. Me këtë shembull, ai rioarganizon PD, ku sot kemi zëra kundër, që e dëmtojnë këtë parti, siç ka ndodhur dje. Dobësimi mund të vijojë, duke dëmtuar partine.”, tha ai.

Paraardhëse

Nano kandidaturë e përshtatshme për president? Deputeti socialist tregon çfarë mund të ndodhë, bën deklaratën e fortë edhe për Metën

Pasardhëse

Akuzat e PD dhe LSI për manipulim të zgjedhjeve, deputetja socialiste del me bindjen e plotë: Humbësi ta kërkojë fajin te vetja

Pasardhëse

Akuzat e PD dhe LSI për manipulim të zgjedhjeve, deputetja socialiste del me bindjen e plotë: Humbësi ta kërkojë fajin te vetja

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.