• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Humbi mandatin e deputetes, reagon për herë të parë Rudina Hajdari dhe ka një paralajmërim

29 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
998
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kandidatja për deputete e Nismës Thurje në qarkun e Elbasanit, Rudina Hajdari ka reaguar pas humbjes së thellë që pësoi në këtë zonë, duke mos mundur të futet në Kuvend.

Hajdari shkruan se këto zgjedhje treguan se politikanët e lidhur me krimin e organizuar kanë triumfuar.

Gjithashtu Hajdari premton se do të jetë aktive në politikë.

Postimi i plotë:

“Dua ta nis me një falenderim për të gjithë ata qytetarë të Qarkut të Elbasanit të cilët më mbështetën dhe votuan në zgjedhjet e datës 25 Prill.

Fatkeqësisht nuk arritëm të prodhonim një mandat përfaqësues në Parlament, por premtimi im se do të jem me ju dhe pranë jush në 4 vitet e ardhshme, mbetet i pandryshuar.

Do mundohem që me gjithë forcat që kam të mobilizoj sa më shumë energji pozitive për të artikuluar publikisht problemet akute që ka Qarku i Elbasanit, duke nisur nga insfrastruktura e rrënuar me rrugë pa rrugë, pa ujë të pijshëm apo për vaditje, pa kanalizime e pa akses në energji.

Do mundohem mbi të gjitha të flas më qartë e të shpjegoj më mirë dëmin që i shkaktohet Qarkut të Elbasanit e gjithë vendit nga krimi i organizuar dhe politikanët e lidhur me të.

Ajo që unë lexoj nga rezultati i zgjedhjeve është se politikanët e lidhur me krimin e organizuar kanë triumfuar.

Personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, nuk kanë asnjë vlerë përveç lidhjes me botën e krimit, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët.

Unë refuzoj të besoj se shqiptarët duan të drejtohen nga organizata kriminale, por e di se shumë shqiptarë nuk votojnë dot të lirë për shkak të varfërisë apo presionit e shantazhit.

Ky është problemi më i madh që ka vendi sot dhe ne të gjithë duhet ta shohim në sy e të bëjmë gjithë çka mundemi për ta zgjidhur.

Duhet të flasim më shumë me qytetarët, duhet të tregojmë më qartë me fakte realitetin, duhet të presojmë më shumë gjyqësorin, duhet të luftojmë më fort e më bindshëm.

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe shqiptarët njerëz të mirë e punëtorë, por krimi i mbështetur fort nga politikanët e vjetër e të korruptuar ka hedhur rrënjë të thella.

Ne humbëm një betejë por jo luftën.

Luftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë.

Do të vazhdojmë!

Faleminderit sërish dhe rishihemi shumë shpejt.” – shkruan Hajdari.

Paraardhëse

“Ky na ka tradhtuar, ta dinë të gjithë! E kam gris teserën PD-së me firmën e tij”, demokratët këkojnë dorëheqjen e Bashës: Ja kush mund ta zëvendësojë

Pasardhëse

Ministrja Elisa Spiropali zbulon goditjen e fortë që po përgatitet kundër Presidentit Meta

Pasardhëse

Ministrja Elisa Spiropali zbulon goditjen e fortë që po përgatitet kundër Presidentit Meta

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.