• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Humbet padia e Berishës ndaj Sekretarit Blinken, Frrok Çupi: Avokati francez duhet të nxitojë, dosjet ndaj ish-kreut të PD vetëm shtohen

8 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
617
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Humbet padia e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Në 19 maj, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij.

Ndërkohë një ditë më pas ish-kryeministri Berisha mbajti një konferencë për mediat, teka deklaroi se akuzat e ngritura nga Sekretari Amerikan i Shtetit janë “shpifje publike” dhe për këtë tha se avokati i tij po përgatit padi, të cilën do ta depozitojë në Gjykatën Korrektuese të Parisit në Francë.

Mirëpo, kur kanë kaluar gati 2 muaj nga kjo deklaratë, mbetet mister nëse ish-lideri demokrat e ka paditur apo jo diplomatin Blinken. Madje, në mendjen e gjithsecilit që ka ndjekur këto zhvillime dhe përplasje, ngrihet pyetja se çfarë po bën Berisha.

Avokati francez duhet të nxitojë

Por sa i takon kësaj çështje kaq sensitive, dje ka reaguar edhe analisti i njohur, Frrok Çupi. Përmes një analize të thelluar në rrjetet sociale, zoti Çupi i bën thirrje të hapur avokatit francez që ka marrë përsipër të mbrojë Berishën ndaj Sekretarit Amerikan Blinken që të nxitojë, pasi sipas tij, nuk ka kohë dhe se çdo vonesë është në dëm të ish-liderit demokrat.

Dhe për të vërtetuar këtë të fundit, zoti Çupi i kujtoi avokatit të Berishës që të mos rrijë duarkryq dhe në vendnumëro, pasi zhvillet e fundit ku po arrestohen shumë pushtetarë për korrupsion, janë në një farë mënyrë kambanë alarmi edhe për klientin e tij.

“Avokati francez, Jean Yves Le Borgne, duhet të nxitojë; ndryshe nuk ka më kohë. Avokati ka një muaj e ca që ka hyrë në betejë kundër qeverisë amerikane, në emër të Sali Berishës- i shpallur i korruptuar botëror. Por deri tani nga avokati s’ka lajm. O tani, o s’ka më kohë. Qeveria amerikane nuk po humb sekondën, sot në Tiranë deklaroi se “kush është i përfshirë në korrupsion, tani është koha për në burg”. Vetëm sot u burgosën 11. Çfarë bën monsieur Borgne? Nesër do të jetë vonë”, – shkruan ai.

Dosjet ndaj ish-kreut të PD vetëm shtohen

Më tej, analisti Çupi thekson në shkrimin e tij se fakti që Berisha po shfaqet proamerikan, nuk e ndihmon këtë të fundit, në betejën e nisur me amerikanët.

“Këtu presin në ankth, jo aq shumë familjarët e lushnjarëve të arrestuar, se sa familja politike dhe militante e Berishës. Por avokati francez nuk e di sekretin e njerëzve që rriten në këtë tokë: Këtu koha është aleati më i mirë i armiqve të Amerikës. Qysh herët, të gjithë llojet e anti- amerikanëve, e kanë vënë kokën në jastëkun e aleatit kohë”, – u shpreh ai.

Ndërkohë, analisti Çupi teksa i kërkon me ironi avokatit francez që të nxitojë të mbrojë Berishën, vë në dukje faktin se ish-kryeministrin e pret një betejë e vështirë, pasi siç theksoi ai dosjet ndaj tij po shtohen, duke përmendur këtu rihapjen e “21 Janarit” dhe “Gërdecit”, ku Berisha është i përfshirë.

“Këtu sapo mbërriti dhe u largua për në Perëndim bija e Haklajve në Tropojë, që ka një “Shkëlzen” me prova e mizori. Sapo pret në derën e gjyqit roja personale e Berishës- i dënuar për vrasjen e shekullit . Gërdeci, sapo është hapur me gojën e vet po dëshmon tmerrin më të madh të shekujve. Nga veriu vijnë dëshmitë e thyerjeve millosheviçiane dhe UÇK-iste. Dosja e “21 Janarit” dhe dosja “Santo” mbajnë familje të tëra të rehatuar në vila e në plazhe”, – nënvizoi Çupi.

Paraardhëse

Emërimi i kreut të ri të AMA-s, reagon Partia Demokratike

Pasardhëse

Kryeministri Edi Rama i jep ultimatumin e prerë Policisë së Shtetit dhe zbulon çfarë do të ndodhë në shtator

Pasardhëse

Kryeministri Edi Rama i jep ultimatumin e prerë Policisë së Shtetit dhe zbulon çfarë do të ndodhë në shtator

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.