• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Hoxha: Kërkesa për raportim rreth rastit “Dehari” në Kuvend, e kundërligjshme

21 November, 2016
në Kosovë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, nuk e ka ndërmend që të raportojë para ndonjë komisioni të Kuvendit lidhur me rastin “Dehari”.

Madje, nëse një ftesë e tillë do t’i bëhej Hoxhës atëherë kjo do të ishte e kundërligjshme.

Kontaktuar nga Gazeta Express, Sylë Hoxha ka thënë se prokuroria e shtetit është institucion i pavarur, andaj si e tillë nuk obligohet që të raportoj në komisione të Kuvendit.

“Ne jemi institucion i pavarur. Ne nuk raportojmë. Me ligj ne nuk jemi të obliguar që të raportojmë. Kjo është ndikim i politikës në pavarësi. Njerëzit po thonë hetim të pavarur. Ne jemi të pavarur. Mjerë ne që nuk i njohim e as nuk i respektojmë institucionet tona”, ka thënë Hoxha për Express.

Ai thotë se prokuroria të gjitha hetimet rreth këtij rasti i ka bërë publike gjatë konferencës për media të mbajtur të premten pas publikimit të autopsisë për Astrit Deharin

“Unë çka do që kam pas për raportim e kam bërë atë ditë në konferencën për gazetarë. Kërkesa e opozitës që ne të raportojmë në Kuvend është e habitshme, paargumentuar si dhe kundërligjore. Kodi nuk e parasheh që ne të raportojmë në komisione të ndryshme të parlamentit”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë që gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ishte paraparë që të diskutohej rreth festës që kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, që Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxhaj dhe ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të raportojnë para komisionit në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Mbledhja ka përfunduar për shkak të tensioneve në mes të deputetit të LDK-së Armend Zemaj dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

E Prokuroria e Shtetit tashmë është duke i hetuar shkaqet që kanë quar në vetëvrasjen e Astrit Deharit.

Rezultatet e forenzikës sipas prokurorit Metush Biraj, i cili po e kryeson rastin, do të jenë ato që do ti zbardhin motivet e vetëvrasjes.

Prokurori i rastit ka thënë se po i presin rezultatet e forenzikës derisa pritet t’i intervistojnë për herën e dytë edhe katër persona. Pjesë e hetimeve, sipas tij, janë edhe disa letra me shkrim që i ndjeri kishte lënë në qelinë e paraburgimit në Prizren.

“Janë edhe disa veprime që jemi duke i përfunduar rreth motiveve të shkaqeve të vetëvrasjes. Po presim përgjigje prej ekspertëve të forenzikës dhe më pastaj të japim një konstatim përfundimtar. E tha edhe Instituti i Mjekësisë ligjore se vdekja është pasojë e asfiksisë”, ka thënë Biraj gjatë ditës së diel për Express.

Për këtë çështje sipas tij janë marrë edhe disa shkresa të cilat do të hulumtohen nga ana e Prokurorisë.

Astrit Dehari kishte ndërruar jetë gjatë transportimit prej paraburgimit për në Spitalin e Prizrenit ku ishte duke u mbajtur si i dyshuar për sulm terrorist ndaj Parlamentit. Rezultatet e autopsisë të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë kanë konstatuar se Dehari kishte vdekur nga lëndimet e vetshkaktuara.

 

Paraardhëse

Rama: Fitorja në Kolonjë, mesazh i qartë. PD ta lexojë me vëmendje

Pasardhëse

Presidenti Thaçi s’duron pa u përzier në zgjedhjet në Maqedoni

Pasardhëse

Presidenti Thaçi s’duron pa u përzier në zgjedhjet në Maqedoni

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.