• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Historitë e veçanta, 7 çiftet VIP shqiptar që u njohën në rrjete sociale

17 August, 2023
në Rozë
0
309
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Jetojmë në kohën e rrjeteve sociale dhe ditët e sotme çdo informacion, çdo të re e marrim vesh nëpërmjet tyre. Madje edhe dashurinë e jetës shumë persona e kanë gjetur në rrjete sociale. Këtë na e vërtetojnë historitë e veçanta të dashurisë së 7 çifteve të njohur shqiptar të cilët sot janë të martuar dhe shumë të lumtur bashkë.

1.Marina dhe Getoari janë njohur në Instagram. Ka qenë Geti ai që i ka shkruar i pari Marinës duke i kërkuar ta takonte. “Pse duhet të takohem me ty?”, ia ka kthyer Marina “Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë? S’na lidh asgjë”.

Marina i kishte kthyer përgjigje duke i thënë se ka qenë e zënë me punë dhe më pas biseda kishte vazhduar derisa çifti nisi një lidhje që u kurorëzua në martesë 6 vite më parë.

2.Floriana Garo dhe avokati Enis Daci janë njohur në Linkedin. Ky aplikacion biznesi i ka bërë bashkë çiftin dhe mund të themi se historia e tyre e dashurisë është ndër më të rrallat pasi nuk kemi dëgjuar më parë për çifte që janë njohur në Linkedin. Ishte Enisi ai që i shkroi Florianës dhe moderatores i kishte bërë përshtypje mesazhi i tij,.

“Jam njohur virtualisht online në një platformë që nuk përdoret shumë, Linkedin. Pashë që më kishte ardhur një mesazh i cili ishte i shkruar dhe i artikuluar mirë. Më pëlqeu shqipja e tij. Folëm për shumë kohë bashkë dhe më pas vendosëm të takoheshim. U takuam në Itali”, ka treguar Floriana.

3.Lorik Cana dhe Monika fillimisht e kanë parë njëri-tjetrin në një restorant e më pas futbollisti i kërkoi menaxheres që t’i jepte numrin e tij Monikës. Pas këtij momenti, çifti u njohën më mirë me njëri-tjetrin nëpërmjet mesazheve të shpeshta.

4.Loredana dhe Mozzik janë njohur në Instagram dhe shkak është bërë një follow. Mozzikut i ka pëlqyer shumë Loredana dhe vendosi t’i bëjë follow e t’i shkruajë.

Reperi ka qenë me fat pasi Loredana i ktheu përgjigje dhe nisën bisedimet e gjata derisa çifti erdhi në fazën e lidhjes. Çifti më pas u martuan dhe u bënë prindër të një vajze. Por pak kohë më vonë vendosën të divorcoheshin.

5.Rudina Magjistari dhe ish-kampioni i Kickboxit, Xhavit Bajrami janë njohur në Facebook. Ata nuk njiheshin më parë, kur Xhaviti i shkruajti Rudinës një mesazh përshëndetës.

“Përshëndetje nga Tokio”, i kishte shkruar Xhaviti moderatores së cilës i kishte bërë përshtypje ky mesazh dhe nga kurioziteti e ftoi në emision. “Impakti i parë ishte sapo e pashë kur hyri në studio, pastaj u plotësua edhe nga detaje të tjera”, është shprehur Rudina. Çifti sot janë të martuar dhe prindër të një vajze.

6.Armando Sadiku dhe e fejuara e tij Elona janë njohur në Facebook. Elona ishte fanse e Sadikut dhe i shkruante shpesh atij mesazhe derisa futbollisti iu përgjigj. Më pas mes tyre filluan komunikimet dhe mesazhet e shpeshta. Lidhja e tyre u zyrtarizua me një fejesë që u organizua privatisht.

7.Blendi Salaj dhe bashkëshortja e tij Anora janë njohur në Facebook pasi kishin miq të përbashkët. Gjithçka filloi me një ‘like’ dhe më pas vazhdoi me biseda në privat për orë të tëra. Moderatori ka treguar se në kohën kur u njoh me Anorën, ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prandaj komunikimi nëpërmjet Facebook-ut vazhdoi për 2-3 muaj.

Paraardhëse

Ndërhyrja në të dhënat sensitive të sistemit TIMS, vjen reagimi i Bardhi

Pasardhëse

Prezantuesja e njohur italiane bëhet nënë në ditën e ditëlindjes

Pasardhëse

Prezantuesja e njohur italiane bëhet nënë në ditën e ditëlindjes

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.