• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Historia e rrallë e Lina Medina-s, vajzës që u bë nënë 5 vjeçe

7 October, 2024
në Shqip+
0
683
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbase pak e dinë emrin e saj, por historinë mund ta keni ndeshur diku. Lina Medina është vajza e bërë nënë në moshën më të re.

Lina jetonte në një fshat të Perusë. Ajo ishte 5 vjeçe e 7 muaj e 21 ditë kur solli në jetë një djalë. Rasti i saj është konsideruar i rrallë edhe nga mjekësia e asaj kohe dhe e kësaj kohe.

Prindërit e saj Tiburelo dhe Victoria e dërguan në spital me urgjencë për shkak të enjtjes së barkut. Ata i trembeshin ndonjë mase tumorale. Përgjigjja e mjekëve i tronditi.

Vajza e tyre ishte shtatzënë, në muajin e shtatë. Prindërit e çuan në kryeqytet ku kaloi një muaj e gjysmë para se të lindte.

Djali u quajt Gerardo Alejandro dhe lindi 2.7 kilogramë. Emrin ia vunë në nder të dy mjekëve që asistuan në lindjen e vështirë të 5-vjeçares. Lindja u krye përmes ndërhyrjes cezariane pasi legeni i saj ishte delikat dhe i papërgatitur për lindje.

Lina ishte zhvilluar shumë më shpejt. Puberteti i saj ishte i parakohshëm. Ciklin e parë menstrual e kishte pasur 1 muaj para shtatzënisë. Çrregullimi i gjendrës së hipofizës shkaktoi këtë problem.

Lajmi i shtatzënisë së saj nxori menjëherë pyetjen: Kush është babai i fëmijës?

Në fillim ishte babai i saj që u arrestua me akuzën për përdhunim dhe incest, por për mungesë provash u la i lirë. Dyshime u hodhën edhe mbi vëllain e saj të madh që vuante nga shëndeti mendor. Një dyshim tjetër ishte mbi kulturën e tyre pagane në të cilën disa festa festoheshin duke kryer marrëdhënie seksuale në grup dhe nga kjo traditë nuk përjashtoheshin as fëmijët.

Asnjëherë askush nuk e mësoi kush ishte babai i fëmijës së saj. Lina nuk e tregoi kurrë, ose mbase as ajo vetë nuk e dinte. Lina Medina është tashmë 87 vjeçe.

Djali i saj i madh, Gerardo vdiq në moshën 40-vjeçare nga një sëmundje e lidhur me shtyllën kurrizore. Në fillim ai u rrit duke menduar se Lina ishte motra e tij, por më pas në moshën 10 vjeç në shkollë zbuloi se në fakt Lina ishte nëna e tij.

Mjekët që asistuan lindjen e djalit e ndihmuan Linën vite më vonë për t’u shkolluar dhe për t’u punësuar. Në 1970-ën u martua me Raul Jurado me të cilin solli në jetë një fëmijë./ TAR

Paraardhëse

Abilekaj: Nëse nesër nuk është dita e dytë e mosbindjes civile, atëherë kjo e para ishte kot

Pasardhëse

Kreu një ndërhyrje kirurgjikale, kryeministri i rikthehet punës, mbledh kryetarët e Bashkive

Pasardhëse

Kreu një ndërhyrje kirurgjikale, kryeministri i rikthehet punës, mbledh kryetarët e Bashkive

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.