• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Histori e pandriçuar asnjëherë në Shqipëri”, Zëri i Amerikës: Rama dhe Meta polemikë mbi Sigurimin e Shtetit

30 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot që beson tek Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit “i cili thotë shkresërisht, se Iliri që doli nga Presidenca para pak ditësh është i njëjti Ilir, që doli edhe nga dosja e Sigurimit”.

Mes ish presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Rama nisën komente të ndërsjellta në Facebook lidhur me çështjen e hapur prej disa ditësh nga Autoriteti i Dosjeve mbi bashkëpunëtorin I.M. të Sigurimit të Shtetit.

“Padiskutim që unë i besoj trupës së drejtuar nga Genta Sula e vetë asaj” – ka shënuar zoti Rama në një shkrim të publikuar përmes Facebook-ut.

Ai thekson se këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

“Politika thjesht duhet të vërë në dispozicion të atij Autoriteti mjetin e kërkuar ligjor, duke votuar në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga vet Autoriteti. Me ato ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit, po edhe për të tjerë me iniciale të tjera, të cilët deri më sot e kanë fshehur identitetin e tyre, pas klauzolës së privilegjit që u ka krijuar kontrolli kaotik e politik i viteve ’90” – komentoi zoti Rama.

Ish presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë komentet sipas të cilave ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në vitet studentore, duke renditur episode, që e largojnë nga detajet e paraqitura nga Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Zoti Meta publikoi sot në Facebook një karikaturë nga revista e Sigurimit të Shtetit e vitit 1983, e cila sipas tij është krijuar nga kryeministri Edi Rama.

“Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit. Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve. Ne do të fokusohemi për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar” – shënon zoti Meta në faqen e tij në Facebook, përkrah fotove nga revista.

Ish presidenti Meta ka deklaruar se “Autoriteti i Dosjeve do të mbajë përgjegjësi ligjore për falsfikimet dhe shkeljet e rënda që bëri me shkresat e fundit drejtuar Kuvendit”.

Autoriteti i Dosjeve i propozoi Kuvendit ndryshime ligjore në Kodin Zgjedhor dhe në Ligjin për të drejtën e informimit mbi dokumentet e Sigurimit të Shtetit për t’i hapur verifikimit të plotë të ish bashkëpunëtorëve të tij, edhe nëse ata kanë marrë më herët çertifikata të pastërtisë së figurës.

Autoriteti e ka ilustruar këtë nevojë për ndryshime ligjore me inicialet e 6 personave, që mendon se janë bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, mes tyre edhe I.M., e megjithatë u kanë shpëtuar verifikimeve dhe kanë vazhduar karrierën gjatë viteve të demokracisë

Menjëherë pas kësaj nisme të Autoritetit, dy grupet më të mëdha parlamentare i kërkuan Kuvendit ndryshime në ligjet, që kanë të bëjnë me sekretin shtetëror dhe me dokumentet e Sigurimit të Shtetit.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi de-klasifikimin si sekrete shtetërore të gjithë dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit nga viti 1944 deri në 1991.

Ndërsa socialistët kërkuan që Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit të ketë lirinë e verifikimit të pastërtisë së zyrtarëve dhe kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë, sa herë që ka zgjedhje,

Amendamentet e socialistëve në Kodin Zgjedhor kërkojnë verifikimin e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë në çdo palë zgjedhje parlamentare dhe vendore.

Dosjet e Sigurimit famëkeq të Shtetit, krimet e tij, drejtuesit, urëdhëruesit dhe bashkëpunëtorët e tyre janë një histori e pandriçuar asnjëherë në Shqipëri, gjatë 31 viteve të tranzicionit dhe të demokracisë, edhe pse janë ndërruar 8 kryeministra dhe 10 qeveri nga shumicat socialiste dhe demokrate, që kanë zevendësuar njëra tjetrën në pushtet./ VOA

Paraardhëse

Deklarata “bombë” e deputeti demokrat: Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit fitore e demokracisë, përfliten ish presidenti dhe 6 zyrtarë në nivele të larta

Pasardhëse

Jugu bosh, Kumbaro: Gënjeshtra, unë shoh mediat e huaja që tregojnë për lulëzimin e turizmit

Pasardhëse

Jugu bosh, Kumbaro: Gënjeshtra, unë shoh mediat e huaja që tregojnë për lulëzimin e turizmit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.