• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Hidhuni nga ballkoni”, Berisha dënon ironinë e Veliaj për Kastriot Myftarajn

13 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
120
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë nga krybashkiaku Erion Veliaj lidhur me vdekjen e gazetarit, Kastriot Myftaraj, i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte.

Duke folur për gjobat, Veliaj është shprehur se “Ke gjetur bashkinë e gabuar, te kjo e gjobave, hidhu dhe nga ballkoni po të duash, siç po ndodhin këta, kjo gazetaria e lajmeve të rreme dhe shpifjeve, bëni çfarë të doni, hidhuni përpjetë”.

Kjo deklaratë është dënuar nga kryedemokrati Berisha, i cili thotë se Veliaj e persekuton Kastriot Myftarajn edhe pas vdekjes.

Postim i Berishës

“Rama e kishte paditur në gjykatë. Lal Eri shpreh gëzim për (vetë)vrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj.

Të dashur miq, Kastriot Myftaraj ishte një gazetar me prodhimtari të madhe i cili shkruante ato që mendonte për çdo njeri.

Edi Rama i kishte ngritur padi dhe e persekutonte pa mëshirë. Kastrioti u vra, apo vetëvra, disa ditë më parë. Në një akt amoral dhe cinizmi ekstrem tipik për njerëz shpirtkërmë, Erion Veliaj shpreh gëzim për vdekjen e Kastriotit. Por gëzimi i Erion Velisë dhe padia e Edi Ramës ndaj një njeriu, që thuhet se ka patur në të shkuarën probleme depresioni, ka ngjallur dyshime për shkakun e vertetë të vdekjes së tij, shkak të cilin i ndjeri Kastriot e merr me vete në varr.

Dënoj me ashpersinë më të madhe persekutimin e Kastriot Myftarajt për së gjalli dhe për së vdekuri, si një akt amoral çnjerëzor të dyshes Rama-Veliaj.

Lexoni reagimin e gazetarit ndaj aktit të urrejtjes së pakufishme të Velisë për vdekjen e gazetarit, Kastriot Myftaraj.

MAKABRITET/ Veliaj tallet me vdekjen e Myftarajt: Kush na shan le të hidhet nga ballkoni

Erion Veliaj tha se do të bënte nënshkrimin e një marrëveshjeje me një grup të rendësishëm turistik për kthimin në hotel të njërës prej ndërtimeve të larta në qendër të Tiranës.

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak duke ironizuar edhe vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj. Në fjalën e tij të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se do të bënte nënshkrimin e një marrëveshjeje me një grup të rendësishëm turistik për kthimin në hotel të njërës prej ndërtimeve të larta në qendër të Tiranës. E pikërisht në këtë moment lëshoi edhe “komentin” për gazetarin e ndjerë që vendosi t’i jepte fund jetës.

“Ua them këtë, për gjobaxhinjtë, se Tirana do të rritet. S’mund të themi duam turistë, por nuk kemi hotele, apo dua arsim profesional, por s’kam vende pune. Do hotele? Do i ndërtosh. Do arsim profesional? Do i gjesh vendin ku do të punojnë se s’ka se si të ndodhë ndryshe. Ne te kjo çështja e gjobave (të portaleve sh.r) nuk pyesim. Bëj ç’të duash, hidhu edhe nga ballkoni po deshe, siç po ndodh me këta të lajmeve të rreme dhe shpifjeve. Te ne funksionon: Më pyet, të përgjigjem, por me gjoba jo. Ua them këtë që të dini se çfarë vjen, nga tani deri në zgjedhje do të keni vetëm gjoba,”- tha Veliaj.

Myftaraj vendosi që t’i japë fund jetës së tij një javë më parë, pasi kishte marrë vesh se vuante nga një sëmundje e rëndë. Në gjendje të rëndë psikologjike, ai vendosi që t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Paraardhëse

Si po përgatitet Europa ta përballojë pa gazin rus dimrin që po vjen

Pasardhëse

“Nesër testohet BE”, Nazarko: Maqedonia në një situatë delikate, Gruevski ka lëvizur fije

Pasardhëse

“Nesër testohet BE”, Nazarko: Maqedonia në një situatë delikate, Gruevski ka lëvizur fije

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.