Këngëtari i njohur, Rati është rikthyer në tregun muzikor me një baladë pas 15 vitesh. I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ai ka treguar detaje rreth baladës ‘Nostalgjia’ dhe videoklipit të saj, i xhiruar në Stamboll.
“Është shumë e vështirë të xhirosh me njerëz se një pjesë nuk kanë qejf të dalin, një pjesë po, varet sipas skenarit. Mua më ngjisin baladat, u bën shumë vite që s’kam bërë, po erdhi koha të rikthehesha. Faktikisht në treg janë më shumë ritmiket, por për një thyerje duhen baladat”. – tha kengetari.
Rati gjithashtu ka treguar se i mungojnë mbrëmjet me muzikë live dhe shifra më e madhe që ka fituar ka qenë 100 milionë lekë në Laç.
“Më ka marrë malli për kohën kur hidhej leku letër. Jo vetëm mua, po të gjithë artistët e live për kohën kur nisje dhe hidhej leku nga lart. Shifra më e madhe që kam fituar është 100 milionë lekë me gjithë grupin në Laç. I përshëndes shumë ‘naçut”. – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post