• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Hetimet për Adriatik Llallën marrin kthesë tronditëse, ata shtrihen jashtë vendit, dyshohet se nxori para drejt shteteve të BE

18 August, 2018
në Aktualitet
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thelluar hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ai është duke u hetuar për 4 vepra penale dhe duket se telashet po i shtohen. Burime të sigurta të gazetës pranë prokurorisë bënë me dije se hetimet ndaj Llallës kanë dalë përtej kufijve.

Ai po hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash në kufi. Pista ku organi i akuzës është përqendruar më tepër është ajo e pastrimit të parave, gjë që solli më pas dhe sekuestrimin e pronave të tij. Por gazeta ka mësuar se organi i akuzës po kryen verifikime dhe jashtë vendit, pasi ka dyshime se mund të ketë dhe në vende të BE llogari bankare apo prona. Prokuroria ka bërë lidhjen e veprës së pastrimit të parave me mosdeklarimin e parave në kufi. Llalla është zbuluar se ka kaluar në një pikë kufitare me shuma të mëdha parash në gjendje cash. Bëhet fjalë për shuma mbi 10 mijë euro. Organi i akuzës mësohet se ka marrë të gjitha të dhënat e sistemit TIMS mbi kalimet jashtë vendit të Llallës gjatë viteve të fundit.

Dyshimet janë se ai mund të ketë kaluar dhe herë të tjera me para cash dhe nëse ka ndodhur kjo, atëherë është një skemë e pastrimit të parave jashtë vendit. Po ashtu gazeta ka mësuar se janë verifikuar pranë bankave të nivelit të dytë të gjitha llogaritë bankare të tij, duke shikuar transaksionet brenda dhe jashtë vendit. Në lojë ka hyrë dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila që më herët ka kryer verifikime për Llallën në kuadër të vetingut. Gazeta e deklaroi më parë se një ndër arsyet që vuri në lëvizje prokurorinë ishin dhe fotot e fëmijëve të Llallës në makina e hotele të shtrenjta. Fotot ata i kanë kryer të gjitha jashtë shtetit. Kjo ka bërë që të kryhen verifikime në të gjitha shtetet ku Llalla ka qëndruar. Po ashtu gazeta ka mësuar se janë angazhuar dhe autoritetet partnere për të kryer verifikime dhe dërguar të dhënat që disponojnë. Nga ana tjetër, Llalla është momentalisht në Tiranë, por ende nuk ka një vendim nga prokuroria për ta marrë në pyetje. Llalla ankimoi dhe vendimin për sekuestrimin e pronave, por fakti që gjykata nuk e pranoi, tregon se organi i akuzës ka prova të forta ndaj tij.

Sekuestrimi i pasurive

Më 20 korrik prokuroria ka vendosur në sekuestro preventive pasurinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Prokuroria në atë kohë bëri me dije se u bë sekuestrimi i një apartamenti banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës. Po ashtu në sekuestro janë vënë: tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Prokuroria ka dyshime se përmes këtyre pronave ka pasur pastrim parash. Në bazë të deklarimeve të pasurisë që ka bërë Llalla pranë ILDKP, ai çdo vit ka bërë rivlerësim të tokave. Ajo që bie në sy është se Llalla ka blerë toka shumë lirë fillimisht dhe më pas ka deklaruar sesi ka shitur shumë shtrenjtë. Për shembull, në vitin 2007 Llalla ka deklaruar një ullishte në Bathore, blerë 1.5 milionë lekë. Në vitin 2011 ai e rivlerëson pronën në vlerë 21 milionë lekë të reja. Ndërsa po e njëjta pronë në vitin 2016 është shitur 249 mijë euro. Po ashtu ndryshime në vlerë ka pasur dhe për apartamentin në Durrës dhe objekte të tjera./Kliti TOPALLI

Paraardhëse

Rama nxjerr shkrimin: Na mirëpresin si Zotin, ja çfarë thonë italianët për Shqipërinë

Pasardhëse

Genova sot mban ‘frymën’ dhe zemrën e ngrirë, mesazhi pikëllues i kardinalit në meshë prek të gjithë

Pasardhëse

Genova sot mban ‘frymën’ dhe zemrën e ngrirë, mesazhi pikëllues i kardinalit në meshë prek të gjithë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.