• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Heshtja pas lirimit të një krimineli të luftës, që ka vrarë 14 shqiptarë

27 April, 2018
në Rajon
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata e Lartë e Beogradit e liroi nga burgu kriminelin e luftës Saša Cvjetan, ish-pjesëtar i njësisë policore serbe «Škorpion». Cvjetan qe dënuar me 20 vjet burg, por meqë ka vuajtur dy të tretat e dënimit – ai tani është i lirë. Qytetar i lirë. Serb i lirë. Ndoshta edhe hero për shokët e tij, për shoqërinë serbe.

Ndoshta tani ai është duke festuar në ndonjë kafehane për aktin e tij «heroik», në të vërtetë mizor.

Cvjetan më 1999 ka vrarë 14 civilë shqiptarë – prej tyre edhe shtatë fëmijë nga mosha dy deri 15-vjeçare dhe shtatë gra.

Në historinë bashkëkohore të Kosovës këto vrasje njihen si masakra e Podujevës.

Kundër lirimit të Saša Cvjetan nuk protestoi presidenti i Kosovës.

Kundër lirimit të tij nuk protestoi kryeministri i Kosovës.

Kundër lirimit të tij nuk protestoi kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Kundër lirimit të tij nuk protestoi asnjë deputet/deputete.

Kundër lirimit të tij nuk protestoi askush nga e ashtuquajtura shoqëri civile.

Kundër lirimit të tij protestoi vetëm Saranda Bogujevci, e cila e ka mbijetuar masakrën.

Heshtën edhe shumica e mediave.

Dallimi me Serbinë është evident: të enjten kryeministrja serbe foli për aktin terrorist në Mitrovicë. Disa menduan se e kishte fjalën për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Jo, akt terrorist ajo e quante arrestimin e Marko Gjuriqit nga policia e Kosovës.

Ata bëjnë propagandë gebelsiane, ne heshtim kur kriminelët e luftës lirohen dhe viktimat mbesin vetëm për të protestuar!

Paraardhëse

Ethe lufte, bombarduesit e SHBA pranë Kinës

Pasardhëse

Trump “kërcënon” vendet që nuk e mbështesin për Botërorin 2026

Pasardhëse

Trump “kërcënon” vendet që nuk e mbështesin për Botërorin 2026

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.