• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Heshtja e (pa)kuptueshme e LSI për debatin e armëve

28 April, 2016
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Armando Meta / JavaNews

Një ish-president i republikës, sot kryetar partie, kur nuk dëshëron të shprehet për një temë të caktuar, thotë se ka vendosur “të flasë me heshtje”. Këtë po bën edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, një javë pas deklaratave të forta të Berishës në parlament për armatosjen e popullsisë. Partia që me të drejtë ka folur së fundi për koncesionet dhe për ndriçuesit e rrugëve në Tiranë e Durrës, nuk ka asgjë për të thënë për një propozim kaq delikat në vendin e një milion kallashnikovëve.

Megjithëse u munduam t’i marrim një prononcim disa prej zyrtarëve të lartë të LSI për këtë çeshtje, u refuzuam me mirësjellje në pyetjet që bëmë. Kjo heshtje e plotë e LSI-së, si rrallëherë, ka ngritur shumë pikëpyetje, lidhur me arsyet se përse Meta vendosi të heshtë në këtë moment, ndonëse kjo thirrje e Berishës u bë nga salla e Kuvendit dhe jo nga selia e PD-së apo nga zyra e punës së ish-kryeministrit. Thirrja për armatosje është haptazi në kundërshtim me ligjet në fuqi. Ajo ka ngjallur deri edhe interesin e mediave kryesore në Perëndim. Nga ana tjetër edhe vetë PD-ja është përpjekur të distancohet nga kjo thirrje. Kurse në kampin e LSI nuk u deklaruan as pro, as kundër!

Që Berisha shkeli në “dërrasë të kalbur” me thirrjen për armatosje kjo ishte shumë e dukshme. Ndoshta Meta heshti pikërisht sepse e kuptoi që kjo ishte një çeshtje tejet delikate dhe në çeshtjet delikate është e vështirë të bësh kalkulime politike, ose edhe elektorale. Meqë jemi një vit para zgjedhjeve.

Por kjo është pjesa pak a shumë personale e marrëdhënieve të tij me Berishën. Në rastin konkret kemi të bëjmë jo thjeshtë me një çështje marrdhëniesh personale, por institucionale. Kjo, veç të tjerash edhe për faktin se Meta përfaqëson Kuvendin e Shqipërisë. Kur nga foltorja e Kuvendi bëhen thirrje për armatosje, minimalisht kryetari i Kuvendit del me një qëndrim. Dhe meqë kreu i LSI vendosi të heshtë, heshti çdo qelizë e kësaj force politike. Një tërheqje që nuk përputhet me peshën dhe rezonacën politike që LSI ka sot në elektoratin shqiptar.

Paraardhëse

OSBE: Zgjedhjet serbe në Kosovë ishin të rregullta

Pasardhëse

Ja sa kohë harxhojnë njerëzit në Facebook dhe Instagram

Pasardhëse

Ja sa kohë harxhojnë njerëzit në Facebook dhe Instagram

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.