• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Herët a vonë do përballën me ligjin”, deputeti Alket Hyseni del me paralajmërimin e fortë: Presidenti ka 3 qëllime

29 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Alket Hyseni sulmoi ashpër sot Presidentin Ilir Meta nga foltorja e Kuvendit. Hyseni tha se Meta ka tre qëllime kryesore që e riktheu ligjin për ndryshimet kushtetuese në Kuvend: pengimin e reformave, luftën për lidershipin e opozitës dhe hallin e tij për përballjen me drejtësinë.

Sipas Hysenit, herët apo vonë Presidenti Ilir Meta do të përballet me drejtësinë për shkeljet që i ka bërë Kushtetutës, ndërsa i bëri thirrje që në këto pak muaj para zgjedhjeve të tërhiqet dhe t’i japë ngjyrat e duhura Presidencës.

“Duhen gjurmuar paratë e pista, dhe kjo nuk bëhet si rrufe në qiell të hapur, nëse nuk i japim mbështetje Policisë së Shtetit. Jemi përpjekur të adresojmë shqetësimet bazë. Së bashku me kolegët Balla, Gjina e Manja, kemi sjellë një amendament me dy ndryshime bazike, që synojnë ruajtjen e rolit të Prokurorisë në këtë proces dhe ruajtjen e frymës së parimeve të kodit. Kemi sjellë një institucion të ri për këtë ligj, Komitetin për parandalimin dhe goditjen e parave të pista, që ndodhet pranë Ministrisë së Brendshme. Mendoj se kjo iniciativë është e frytshme. Në ligjin specifik të policisë fusim dhe mbikëqyrjen dhe mirëadministrimin e fushatës zgjedhore nga policia. Tashmë ne përcaktojmë në ligj detyrat bazë të policisë, bashkëpunimin me administratën zgjedhore, mbikëqyrja e rregullt e fushatës, si dhe raportimi në KQZ e çdo institucion që përcaktohet në ligje specifike. Ky ndryshim ligjor është edhe në kuadër të marrëveshjes së 5 qershorit, që bëmë me opozitën, opozitë e cila na la mbrapa me disa aspekte kryesore të marrëveshjes, por ne bëjmë detyrën tonë.

Ne jemi në rrugën e duhur për të përmbushur të gjitha detyrimet që buruan nga marrëveshja e 5 qershorit. Le të shpresojmë që opozita e rrugës të mos e pengojë, siç bëri për 3 vite, duke përdorur çdo mekanizëm për të penguar reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Është nga të paktat raste në botë që opozita nuk është e interesuar për ndryshimin dhe përmirësimin e Kodit Zgjedhor, duke hyrë e dalë nga Kuvendi, duke hyrë e dalë në bulevarde. Duke hyrë e duke dalë kjo opozitë edhe në tryezën, që krijuam, në Këshillin Politik. Të shpresojmë që veglat e fundit opozitare, që është presidenti, të mos e kthejnë këtë ligj. Jo se do na bëjë ndonjë dëm të madh, por thjesht na detyron t’i tregojmë vendin kujtdo që pengon reformën. Nëpërmjet Presidentit, si opozitari i fundit institucional, ka tre qëllime: së pari, pengimin e reformave në përgjithësi, por nuk mund ta bëjë këtë. Nëse ne nuk ndryshojmë Kodin Zgjedhor do të çonim në pamundësinë e bërjes së zgjedhjeve më 25 prill.

Qëllimi i dytë i presidentit është personal, lufta brenda opozitës për lidershipin e asaj opozite të çartur. Kjo nuk është problem për ne, le të zgjedhin kë të duan lider, me ne do të përballen me 25 prill dhe do ta marrin përgjigjen më 26, përmes sovranit, që do mbështesë në mandatin e tretë kryeministrin.

Qëllimi i fundit është hall personal, këtu nuk e ndihmojmë dot, për shkeljet pafund që i ka bërë Kushtetutës. Jam i bindur se herët apo vonë do të japë llogari, ashtu siç jepet llogari në demokraci, përmes votëbesimit, por edhe duke shkuar në dyert e drejtësisë. Nuk do të doja që kjo zyrë ikonë e shtetit demokrat, Presidenca, të përfundonte aty. Megjithatë, Shqipëria ka prodhuar vazhdimisht çudira. Shpresojmë në këto pak muaj që të marrë vendim për t’u tërhequr apo për t’i dhënë ngjyrat e duhura Presidencës”, – tha deputeti Hyseni.

Paraardhëse

Aktori turk Tolgahan zbulon se si e thërret në shqip të birin (FOTO)

Pasardhëse

“Mblidhni mendjen e kokës, mos hani kot atë që nuk thuhet”, Halit Valteri e lëshon gojën në Kuvend

Pasardhëse

“Mblidhni mendjen e kokës, mos hani kot atë që nuk thuhet”, Halit Valteri e lëshon gojën në Kuvend

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.