• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Heqja e mandatit për Berishën, Kristaq Kume: KQZ të shqyrtojë me kujdes ligjin e dekriminalizimit

24 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
188
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, deklaroi ditën e djeshme se KQZ dhe institucionet të tjera nuk po zbatojnë siç duhet ligjin për dekriminalizimin. Duke marrë shembull rastin e Tom Doshit, ai tha se edhe këtu KQZ nuk mundi të zbatojë ligjin e dekriminalizimit, sepse ai përshtatet sipas situatave. Por, nëse ligji do forcohej dhe do ishte më specifik për personat e shpallur “non grata” atëherë Berisha dhe shumë të tjerë rrezikojnë të drejtën për të qenë në Parlament. Në këto kushte ai tregoi se, ndalimi nga KQZ mund të bëhet nëse Berisha kalon nën hetimin e SPAK.

“Vendimi për hyrjen apo jo të Berishës në Parlament vendoset nga ligji. Por, së pari duhet parë mirë nëse e përfshinë apo jo ligji i dekriminalizimit këtë rast, nëse ligji e ndalon atëherë aq më keq për të gjithë ata që janë shpallur “non grata”. Kujtojë se, shpesh janë bërë përpjekje për ta keqinterpretuar këtë ligj edhe për të justifikuar pastaj hapësira e veprimit të tij në kushtet kur kandidati shpallet “non grata”. Kam parasysh këtu rastin e Tom Doshit, për të cilin pati një iniciativë nga KQZ për ta kualifikuar “non grata” si parandalim për të marrë pjesë në zgjedhje, por nuk i dha drejtim kësaj çështje. Kjo tregon që ligji është përdorur në interes të situatës politike”, deklaroi ai.

Sipas Kumes, në mënyrë që të shmangen këto devijime dhe që të merret vendimi i duhur mbi personat e dënuar për korrupsion, KQZ duhet që për çdo kandidat për deputet të verifikojë deklarimet e bëra mbi veprimtarinë dhe pasurinë.

“KQZ para se të nisë Parlamenti i ri duhet të bëjë verifikimin për çdo deputet. Duhet të kontrollojë formularët e vetëdeklarimit të tyre. Nëse do ishte e shprehur mirë në ligj dhe nuk do kishte ndërhyrje KQZ do të vepronte”, tha Kume.

Paraardhëse

SPAK rrezikon të fundosë edhe Armando Subashin, merret në pyetje Petro Koçi, Rama porosi socialistëve të denoncojnë zullumqarët

Pasardhëse

Berisha rrezikon të mos futet në Parlament, Spartak Ngjela: Ja neni që e penalizon, personat “non grata” i prek ligji i dekriminalizimit

Pasardhëse

Berisha rrezikon të mos futet në Parlament, Spartak Ngjela: Ja neni që e penalizon, personat “non grata” i prek ligji i dekriminalizimit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.