• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Hashim Thaçi merr letër ngushëllimi nga gjenerali amerikan në pension Claude M.Kciklighter: Rasti juaj ka qenë padrejtësi

22 March, 2025
në Kosovë, Lajme
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë një letër ngushëllimi për vdekjen e të jatit disa ditë më parë, nga gjenerali amerikan në pension Claude M.Kciklighter.

Kciklighter ka treguar edhe për planin që ta vizitonte ish-presidentin Thaçi në Hagë, por që për arsye shëndetësore i ishte dashur ta anulonte vizitën.

“Vazhdojmë të lutemi për lirimin tuaj, në mënyrë që të bashkoheni me familjen tuaj, sidomos tani. Në vendin tim thuhet se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe rasti juaj ka qenë padrejtësi që nga fillimi. Është shumë e dhimbshme që gjatë viteve të fundit të jetës së babait tuaj, ju nuk ishit pranë tij. Sa kam kuptuar, gjykata ju dha vetëm rreth tri orë për të qenë me të në momentet e fundit”, ka shkruar ai.

Letra e plotë

Letër Ngushëllimi

I nderuar President Thaçi,

I dashur z. President,

Me pikëllim të madh morëm vesh për ndarjen nga jeta të babait tuaj.

Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, juve dhe familjes suaj.

E dimë nga përvoja se sa e dhimbshme është humbja e një prindi, sepse nuk ka asgjë që mund ta krahasojë këtë humbje të madhe.

Lutemi që Zoti t’ju japë forcë juve dhe familjes suaj për të përballuar këto momente të vështira.

Vazhdojmë të lutemi për lirimin tuaj, në mënyrë që të bashkoheni me familjen tuaj, sidomos tani. Në vendin tim thuhet se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe rasti juaj ka qenë padrejtësi që nga fillimi. Është shumë e dhimbshme që gjatë viteve të fundit të jetës së babait tuaj, ju nuk ishit pranë tij. Sa kam kuptuar, gjykata ju dha vetëm rreth tri orë për të qenë me të në momentet e fundit.

Siç mund ta kujtoni, kisha planifikuar të ju vizitoja në burg, bashkë me Ambasadorin dhe Kongresmenin, Tony Hall, dhe Ambasadorin Ahmet Shala. Për shkak të një sëmundjeje, m’u desh ta anuloj udhëtimin tim, por kam vazhduar të lutem për ju dhe familjen tuaj, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë deri në ditën kur do të liroheni e do të jeni sërish pranë familjes suaj, miqve dhe popullit të mrekullueshëm të Kosovës.

Shpresoj që të mund t’ju vizitojmë së shpejti, dhe lutja ime është që deri atëherë ky makth të ketë marrë fund.

Amerika është me të vërtetë e bekuar që ka një lidhje kaq të fortë miqësie mes dy kombeve dhe popujve tanë. Jam thellësisht mirënjohës për këtë miqësi.

Me shumë dashuri, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta,

Claude M. Kicklighter

Gjenerallejtënant (në pension) Ushtria Amerikane

Paraardhëse

“Ça do i çojmë Jurgis Çyrbes, s’ja mbush dot mendjen me cigaren atij”, Basha i përgjigjet Ramës: Mos u merr me shokët e mi

Pasardhëse

“Vëllai im, Saimiri iku tek Hyji”, Enkel Demi ndan lajmin e trishtë: I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti

Pasardhëse

“Vëllai im, Saimiri iku tek Hyji”, Enkel Demi ndan lajmin e trishtë: I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.