• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Hashim Thaçi flet për “Shqipërinë e Madhe”: Ide e Beogradit

24 May, 2017
në Kosovë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Intervista e plotë e Presidentit Thaçi me për të përditshmen austriake, “Salzburger Nachrichten”

Ishte i suksesshëm takimi me Presidentin Van der Bellen?
Ishte një takim i shkëlqyer. Ne diskutuam mbi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Austrisë dhe Kosovës, nuk ka çështje të hapura mes dy vendeve tona. Ne kemi diskutuar vetëm se si ne mund të thellojmë edhe më tutje bashkëpunimin e mirë në mes nesh. Austria ishte ndër shtetet e para që e kanë njohur Kosovën dhe për këtë jemi shumë mirënjohës. Austria është gjithashtu një nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë. Unë shfrytëzova rastin për të ftuar investitorë të tjerë. Gjithashtu, kam ftuar edhe Presidentin Van Der Bellen për ta vizituar Kosovën.

Asnjë çështje e hapur me Austrinë, por ndoshta me Brukselin. Sot, e mërkurë, Federica Mogherini takon përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Çfarë prisni ju nga kjo drekë pune?

Ne nuk kemi për të sqaruar ndonjë çështje të pazgjidhur me Brukselin. Ne duam që ta shohim Brukselin më shumë të angazhuar dhe presim që ky takim do të jetë një konfirmim i vëmendjes më të madhe të BE-së dhe Shefes së Politikës së Jashtme Mogherini drejt Ballkanit Perëndimor. Takimi është një ide shumë e mirë, por ne nuk mund të presim mrekulli prej tij.

Liberalizimi i vizave është një prioritet i lartë për Kosovën…
Së pari Kosova kishte 94 kushte, të cilat që të gjitha i ka plotësuar. Pastaj, erdhi kushti i 95-të. Kjo nuk është përmbushur ende për shkak të çështjeve të brendshme politike. Unë shpresoj që ne do ta përmbushim sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, mbetet e papranueshme që BE-ja ta izolojë Kosovën dhe qytetarët e saj edhe më tej nga Evropa – si të vetmin vend.

Kjo do të mund të krijojë hapësirë për ideologjitë që nuk janë pro-evropiane, paralajmëruat ju në një intervistë me gazetën “Handelsblatt”…
Nuk është vetëm liberalizimi i vizave, por e gjithë vonesa me të cilën BE-ja ka arritur për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi. Kjo e ka efektin që në një hapësirë të krijohen ideologji, qofshin ato radikale ose nacionaliste. Por ajo gjithashtu hap hapësirë për ndikimin rus. Vonesa e politikës së BE në Ballkan është e papërgjegjshme.

Ju kritikoni BE-në për mungesë vizioni?
Konkretisht mendoj unë, që BE-ja qasjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor nuk e ka strategjike, por më shumë sipas kritereve teknike dhe administrative. Brukseli nuk luan rolin e një udhëheqësit, të një motorit, por vetëm reagon ndaj zhvillimeve në rajon – si një vëzhgues pasiv.

Cili është vizioni juaj për rajonin? Ideja e Shqipërisë së Madhe për krijimin e një shteti luan ndonjë rol?
Ideja e Shqipërisë së Madhe vjen nga Beogradi dhe jo nga Kosova apo nga Shqipëria. Kjo është një dezinformatë e Serbisë, me qëllim të mbulimit të synimeve të tyre për krijimin e Serbisë së Madhe. Ideja e Shqipërisë së Madhe nuk është një ide që erdhi nga shqiptarët. Vetëm Beogradi e mban këtë diskutim të gjallë.

Në pak javë Kosova do të zgjedh parlamentin e ri. Në çfarë drejtimi po shkon vendi Juaj në të të ardhmen?
Të gjitha partitë politike janë pro NATO-s dhe pro BE-së. Kosova është vendi më pro-evropian në Ballkanin Perëndimor. Rrjedhimisht nuk do të ketë ndryshim të drejtimit, vetëm një ndryshim të ritmit. Disa do të kenë zgjidhje të shpejta, disa të tjera të ngadalshme.

Unë pres zgjedhje të lira, demokratike me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve. Ne kemi ftuar vëzhgues të BE-së. Është një test tjetër, por edhe një konfirmim i pjekurisë së demokracisë në Kosovë. Unë mbetem i bindur se ne do të kemi një qeveri stabile, pro-evropiane dhe multi-etnike, e cila do të jetë në gjendje për të vazhduar reformat. A.K

Paraardhëse

Basha rikthen Preç Zogajn në Lezhë, në garë me Aldo Bumçin

Pasardhëse

Mediu i prerë: Basha të ndërthurë listat me ato të PR

Pasardhëse

Mediu i prerë: Basha të ndërthurë listat me ato të PR

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Menaxheri i njohur i artistit Luiz Ejlli, Jetmir Agaj, ka ndarë disa mendime interesante në një intervistë për emisionin “Prive”,...

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025

Edi Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, divorcet janë me të lehta se kam përvojë

22 September, 2025

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.