• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Haradinaj: Skenarin e Serbisë po e ndihmon Kurti

7 November, 2022
në Kosovë, Kryesore
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Serbia në skenarin e saj e ka dështimin e marrëveshjes tashmë të njohur si plani frnako – gjerman që në përmbajtje e ka njohjen e Kosovës nga Serbia.

Haradinaj tha se këtë skenar po e ndihmon kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Në këtë skenar fatkeqësisht është kyçur dhe po e ndihmon kryeministri i Kosovës Albin Kurti”- tha Haradinaj.

Ai ka thënë se në tetor në Prishtinë dhe Beograd ka ardhur propozim-marrëveshja që në përmbajtje e ka njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

Përgjigjja e Kosovës sipas Haradinajt nuk ka qenë e qartë por, reagimi i Serbisë sipas tij ishte mospajtim me këtë marrëveshje.

“Në fillim të nëntorit Qeveria e Kosovës ka vendos me zbatu vendimin për targat në veri. Aleati jonë më i sigurt Amerika, duke e ditë skenarin e Serbisë që ka për qëllim dështimin e marrëveshjes dialogut dhe zhvillime destabilizuese në veri i ka kërkuar qeverisë me pezullu këtë vendim deri në marrëveshje që me mbajt presionin në Beograd e Serbi për marrëveshjen që për bazë e ka njohjen. Albin Kurti me demagogët e vet ka vendos mos me ecë rrugës që ia kërkon Amerika po me shku një rruge që është e pa qartë me vazhdu me vendimin e vet të targave”- tha Haradinaj.

Sipas liderit opozitar Serbia me duart e veta të zgjatura ka arritur sot me i nxjerr institucionet jashtë funksionit në veri, dhe ka arritur që ta lë Kosovën pa përfaqësim institucional në veri.

Sipas Haradinajt, Albin Kurti dhe qeveria e kanë kthyer procesin nga marrëveshja që në përmbajtje e kishte njohjen, në diskutime për kthimin e serbëve në institucioneve dhe tek asociacioni.

Ai tha se ikja prej Amerikës është shkuarje në Moskë.

Deputetët e Listës Serbe zyrtarisht kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media.

Ndërkaq, në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, më 5 nëntor 2022, të ftuar nga Lista Serbe, në cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetëror nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshi niveli qendror ekzekutiv, lokal e nga gjyqësori.

Paraardhëse

Vuçiq: Populli serb në Kosovë nuk do të mbetet pa mbështetjen e Serbisë

Pasardhëse

Kandidat për Primaret e PD-së, reagon Jul Deda

Pasardhëse

Kandidat për Primaret e PD-së, reagon Jul Deda

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.