• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

​Haradinaj: Kurti të dëgjojë amerikanët, është amator në temat e sigurisë

5 June, 2023
në Kosovë, Kryesore
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që t’i kthehet rekomandimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bëjë një plan me amerikanët në mënyrë që veriu t’i kthehet normalitetit.

I ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj konsideron se nuk ka rrugë tjetër për Kurtin përpos që të dëgjojë amerikanët për të nxjerrë vendin nga “kaosi që e ka futur”.

“I them Kurtit nuk ka pasur nevojë të shkonte tri herë gabim. Do t’i thosha dëgjoji amerikanët, nëse do ta nxjerrë vendin nga kaosi që e ka futur, s’ka rrugë tjetër Kurti as Kosova dhe duhet të ikë nga patriotizmat e rremë. Të kthehet sa më shpejt te amerikanët, të bëjë një plan me ta si të kthehet normaliteti në veri, dhe nuk ka rëndësi se kur japin kryetarët dorëheqje”, tha ai.

Haradinaj tha se Kurti është amator në temat e sigurisë pasi nuk ka asnjë njohje.

“Kemi të bëjmë me amatorë. Kurti është amator vendimmarrës në sferat e sigurisë, është i paformuar për këto terma, nuk ka asnjë njohje”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, kryetarët e zgjedhur në katër komunat në veri nuk mund të quhen të tillë për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në zgjedhje.

“Këta nuk janë kryetarë, ai qe nuk e ka marrë një shumicë të paktën 20 për qind, vetëm 3 për qind, nuk janë kryetarë me legjitimitetin e votës shumicë, edhe pse janë shqiptarë, duhet ta pranojmë që jemi gabim në pozicionin që kemi marrë. Gabimi më i madh është që kemi përdorur njësitë speciale”, tha Haradinaj në RTV Dukagjin.

Paraardhëse

Jeni kuriozë të dini sa kushtoi fustani i Bora Zemanit në dasmën e Kleas dhe Elgitit?

Pasardhëse

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

Pasardhëse

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.