• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Hapja e negociatave, Zef Mazi del me mesazhin e fortë: Shtyrjet për nisjen e bisedimeve shtojnë lodhjen

14 May, 2021
në Kryesore, Rajon
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryenegociatori për integrim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Zef Mazi gjatë vizitës në Shkupi, dha mesazhe mbështetëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, Mazi tha se do ishte një gabim nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të ndaheshin në rrugën e integrimit dhe Maqedonia Veriut do të ngecte për shkak të pretendimeve të Bullgarinë. Ai shprehu mbështetjen për Maqedoninë e Veriut që thotë se sikurse Shqipëria, ka plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Sot jemi përballë një fakti, duhet të evitohet patjetër mërzia dhe humbja e besimit ose ajo që quhet lodhje duke pritur. Në fakt duhen përputhur fjalët e mira me veprat. Shtyrjet në një kohe të pacaktuar për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare nga marsi i vitit 2020 në Qershor, nga Qershori në dhjetor, nga dhjetori në Qershor në vitin 2021 shton lodhjen dhe në fakt prek sadopak besimin”, tha Mazi.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se nuk dëshiron që Maqedonia e Veriut të jetë pengesë për Shqipërinë në rrugëtimin euro-atlantik, por kujtoi se qytetarët e vendit sikurse edhe ato të rajonit do ta shohin me sy ndryshe BE-në nëse nuk e plotëson premtimin për nisjen e negociatave me një shtet si Maqedonia e Veriut që ka plotësuar kushtet e kërkuara për reforma.

“Ne nuk jemi kundër që Shqipëria t’i fillojë bisedimet, e nuk mendoj se duhet as të kemi pasur dhe as të kemi ndonjëherë pozicion të tillë. Për shkak se rrugëtimi i Shqipërisë drejtë BE-së e ndihmon rajonin, na ndihmon ne. Ajo që themi ne është që Maqedonia e Veriut nuk guxon të mos i fillojë bisedimet sepse ka plotësuar të gjitha kushtet”, tha ai.

Kryenegociatori i Shqipërisë Mazi pati takime edhe me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski por edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi prej ku çoi mesazhin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë interesa të përbashkëta, thuajse në të gjitha fushat, prandaj është i domosdoshëm bashkëpunimi i ngushtë mes dy shteteve.

Paraardhëse

Dalin në takime me të tjerë dhe kërkojnë “dashurinë”, por këta dy konkurrentë bashkëjetojnë prej kohësh

Pasardhëse

Avokati i njohur del me paralajmërimin e frikshëm: Basha i ka shitur zgjedhjet Ramës, ky është një lajm shumë i keq për Shqipërinë

Pasardhëse

Avokati i njohur del me paralajmërimin e frikshëm: Basha i ka shitur zgjedhjet Ramës, ky është një lajm shumë i keq për Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.