• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Hapja e negociatave, Rama takohet me Merkel

23 April, 2018
në Kryesore, Politikë
0
Albania Merkel

Albania Merkel

2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mesditën e se martës ne Tiranë do te mbërrijë presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, e dy dite me vone kryeministri Edi Rama do te shkoje ne Berlin për te takuar kancelaren Angela Merkel.

Ky është vetëm fillimi i një axhende te ngjeshur lobimi për te bindur vendet anëtarë qe te hapin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë. Dhe sipas shefit te diplomacie shqiptare Ditmir Bushati është normale qe turi i lobimit te nise nga Gjermania.

“Natyrisht Gjermania është një vend motor për proceset e integrimit europian. Nuk kam hezituar ta konsideroj një kritike te rrepte dhe një partner për Shqipërinë dhe rajonin dhe te gjitha proceset e transformimit demokratik dhe zhvillimit ekonomik e social, Franca mbetet gjithashtu një stacion me te cilin ne do te intensifikojmë komunikimin ne periudhën ne vijim”.

Por ne këtë proces Shqipëria ka nevoje qe shumica e deputeteve gjermane te votojnë pro nisjes se bisedimeve

“Komunikimi me Bundestagun gjerman ka qene aktiv edhe gjate periudhës se marrjes se statusit te vendit kandidat me seanca dëgjimore, jo thjesht me Komisionin për çështjet europiane, komisionin e çështjeve politike por edhe me fraksionet e ndryshme parlamentare. E njëjta gjë do te vijoje edhe përsa i përket hapjes se negociatave”.

Askush nuk mund te thotë me siguri nëse vendet anëtare do te vendosin pro Shqipërisë ne qershor apo do e shtyjnë vendimmarrjen për ne muajin dhjetor, pasi procesi është relativisht i vështirë.

“Vendimi për hapjen e negociatave është vendimi parafinal, nuk ka një vendimmarrje tjetër te rëndësishme përveçse momentit kur vendi do te anëtarësohet ne BE dhe kjo është edhe arsyeja qe radarët e vendeve anëtare do te funksionojnë me kohe te plote ne këtë proces për shkak te rëndësisë politike qe ata i japin një vendimmarrje te tille”.

Qe prej fillimi te këtij viti fokusi kryesor i diplomacisë shqiptare është hapja e negociatave duke pasur parasysh qe klima nuk është shume e favorshme ne një Europe ku forcat ekstremiste po fitojnë terren gjithnjë e me shume neper zgjedhjet parlamentare duke ndikuar ne vendimmarrjet e vendeve anëtare ne lidhje me procesin e zgjerimit.

Paraardhëse

Një person i zhveshur hap zjarr në një restorant në SHBA, 4 të vdekur

Pasardhëse

Zbulohet pronari i “Gulf”, kush është gjeorgjiani që mashtroi shqiptarët

Pasardhëse

Zbulohet pronari i “Gulf”, kush është gjeorgjiani që mashtroi shqiptarët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.