• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Hapja e negociatave me BE-në, reagon Kryemadhi: Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, njerëzit në karrige do të bëjnë çmos për ta dështuar këtë rrugë

19 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
364
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’, pas hapjes së negociatave për Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

Kryemadhi shpreh mirënjohje ndaj këtij vendimi të marrë nga BE për Shqipërinë pasi iu hap rruga një procesi të rëndësishëm për vendin tonë.

Sipas Kryemadhit ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, teksa detyrat për ta çuar para këtë rrugë ngarkojnë çdo aktor politik me përgjegjësi të reja.

Ndër të tjera, ajo thekson se LSI si parti parlamentare do të dedikojë energjitë për të çuar përpara nismat ligjore dhe angazhimet institucionale që e realizojnë sa më parë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.

“Mirënjohje ndaj çdo vendi të Bashkimit Europian, për këtë ditë të sotme të çeljes zyrtare të negociatave, që i hap rrugën procesit më të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë me të drejta të plota në familjen europiane.

Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, ndërsa detyrat për ta çuar përpara këtë rrugë, e ngarkojnë çdo aktor politik e shoqëror në vend, me përgjegjësi të reja për të realizuar transformimin rrënjësor e të gjithanshëm që Shqipëria europiane ka nevojë!

Njerëzit në karrige nuk e duan dhe do të bëjnë çmos për ta dështuar këtë rrugë, në favor të autokracisë së pushtetit të tyre. Qeveria shqiptare institucionalisht, duhet të çlirohet nga praktikat e deri tanishme korruptive, klienteliste, në shkelje të ligjit dhe ndrydhje të të drejtave e lirive të qytetarëve.

LSI si parti parlamentare dhe forcë vendimtare në vend, do të dedikojë energjitë për të çuar përpara nismat ligjore dhe angazhimet institucionale që e realizojnë sa më parë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.

Tepër kohë është humbur me dështime për shkak të vendimeve personale të politikës së ditës. Duke vonuar integrimin në BE, kemi humbur qytetarët tanë që janë larguar në emigrim drejt jetës më të mirë në BE.

Është koha që Shqipëria të bëhet Evropë në të gjitha standardet. Është koha që Shqipëria të vendosi në fokus të veprimit qytetarët dhe aspiratën europiane të familjeve e fëmijëve të vendit!”, shkruan Kryemadhi.

Paraardhëse

I nxehti afrikan ‘pushton’ Shqipërinë, meteorologu i njohur parashikon si do të jetë moti në ditët në vijim dhe ngre alarmin

Pasardhëse

“Berisha i ka hyrë rrugës së shejtanit”, Romeo Kara plas deklaratën e fortë dhe ka një parashikim

Pasardhëse

“Berisha i ka hyrë rrugës së shejtanit”, Romeo Kara plas deklaratën e fortë dhe ka një parashikim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.