• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Hapet për herë të parë pas 102 vitesh xhamia në Selanik, besimtarët myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit

10 April, 2024
në Aktualitet, Botë
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas 102 vitesh në Selanik është hapur sot për herë të parë Xhamia Yeni (Geni Tzami ose Xhamia e Re) për kremtimin e Fitër Bajramit nga myslimanët e këtij qyteti.

Monumenti historik, i cili përdoret si hapësirë ekspozite e Galerisë së Arteve Komunale, u është dhënë për herë të parë që nga viti 1922 myslimanëve për faljen e namazit, pas agjërimit të Ramazanit.

Vendimi është marrë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe sipas ligjit imami që kryen namazin është zgjedhur nga shteti grek. Ai është egjiptiani Taha Abdelgalil i cili është shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të xhamisë islame në Athinë.

Namazi i parë në Xhaminë Yeni ka nisur herët në mëngjes në orën 7.30 dhe është mbajtur në gjuhën arabe, ndërsa hytbeja në arabisht dhe greqisht.

Prej orëve të para të mëngjesit ka pasur një prezencë të forca policore dhe masa të rrepta sigurie, mes të cilave edhe kontroll në të gjithë Yonën dhe brenda xhamisë para se të hapej.

Më pas besimtarët kanë shtruar qilima dhe kanë mbuluar tabelat dhe mbishkrimet e muzeut.

Kujtojmë se pas 14 vitesh dhe pas një sërë pengesash burokratike, xhamia e parë në Athinë ku jetojnë mbi 300 mijë myslimanë, kryesisht emigrantë nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme, është hapur në vitin 2021.

Paraardhëse

Nga Shkodra në Vlorë, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, mesazhe paqeje dhe shprese

Pasardhëse

Politika uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin

Pasardhëse

Politika uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.