• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

“Hamë bukë thatë”, çmimet rekord, shqiptarët të zhytur në varfëri: I kemi harruar erën mishit

4 August, 2022
në Kryesore
0
161
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Çmimet e larta por edhe rrogat e ulëta të shqiptarëve kanë bërë që familjet beratase të mos e shtyjnë dot muajin me ushqimet bazë të shportës.

Me nga një rrogë të ulët por edhe vetëm me një përkrahje sociale,banorët e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet mujore të familjes pasi shumë produkte të shportës ushqimore kanë shënuar sërish rritje këtë muaj.

Banorët pohojnë se vaji, mielli, orizi, sheqeri apo edhe qumështi dhe nënproduktet e tij në markete e tregje gjenden me çmim 10 deri ne 20 lekë më shumë.

Kjo rritje e çmimeve ka shqetësuar mjaft konsumatorët, të cilët kërkojnë që qeveria të marrë masa, ose të ndikojë në uljen e çmimeve ose të rrisë të ardhurat, pra rrogat dhe pensionet.

“Të gjitha janë rritur, edhe buka. Është shumë e vështirë për familjet me rrogat e kësaj kohe dhe për pensionistët. Unë mishin e ble me shumë vështirësi.”

Sipas banorëve, paralelisht me rritjen e çmimit të ushqimeve qytetarët ankohen edhe për rritjen e çmimit të frutave dhe perimeve.

Ata pohojnë se shtrenjtimi i çmimeve ka rënduar buxhetet e familjeve, që u duhet të kursejnë çdo gjë për të shtyrë muajin, madje edhe të kridhen në borxhe.

“Çmimet e ushqimeve janë rritur shumë, me listë i marrim ne. as përkrahje nuk marrim, po presim të na dalë pensioni. S’e kemi parë me sy mishin e viçit. Kofsha pule hamë. Asnjëherë nuk kemi bërë plazh.”

Të pyetur se çfarë produktesh konsumojnë më shumë në familje,banorët shprehen se në këtë sezon po konsumojnë më shumë perimet e stinës që janë edhe pak më të lira, ndërkohë që pohojnë se “mishit ja kanë harruar erën” sepse ka shkuar 1 200 lekë për kg dhe e kanë të pamundur ta blejnë.

“Çmimet janë shumë të larta, me pension nuk ia dalim dot. Të marrin masa se me një pension 12.000 lekë nuk ia dalim dot. Drita, ujë, ilaçe. Bukë thatë po hamë. Të gjitha ushqimet janë rritur. Mishi preu gojën, s’ka mish. I thonë 1200 lekë kilja, nuk e marrim dot.”

Banorët pohojnë se kjo situatë e rënduar është krijuar pasi shumë familje ushqehen vetëm me një rrogë të kryefamiljarit apo kryefamiljares por ka edhe nga ato familje që jetojnë vetëm me përkrahje sociale.

Paraardhëse

Manjola Nallbani feston ditëlindjen, sa vjeç mbush këngëtarja

Pasardhëse

Polici vrau 7-vjeçaren me skaf, Gledis Nano vizitë për ngushëllim në familjen Avdia: Të mos keqinterpretohet, kam ardhur si prind

Pasardhëse

Polici vrau 7-vjeçaren me skaf, Gledis Nano vizitë për ngushëllim në familjen Avdia: Të mos keqinterpretohet, kam ardhur si prind

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.