• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Hamasi, shenja rigjallërimi në pjesët e Gazës ku janë tërhequr forcat izraelite

3 February, 2024
në Botë, Lajme
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Hamasi ka filluar të rishfaqet në zonat nga ku Izraeli tërhoqi forcat një muaj më parë. Grupi militant ka filluar të rishfaqë ditët e fundit punonjësit e policisë dhe të bëjë pagesa mujore për disa nga punonjësit civilë në qytetin e Gazës.

Shenjat e rigjallërimit të Hamasit në qytetin më të madh të Gazës nxjerrin në pah aftësinë mbijetuese të këtij grupi, megjithë fushatën ajrore dhe tokësore të Izraelit në katër muajt që kur sulmi i 7 tetorit në Izrael shkaktoi luftën.

Izraeli thotë se është i vendosur të shkatërrojë Hamasin dhe t’ia ndalojë rikthimin në pushtet në Gazë, ku ka sunduar që nga viti 2007.

Gjatë ditëve të fundit, Izraeli rifilloi sulmet ajrore në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të qytetit të Gazës, përfshirë në disa nga zonat ku u njoftua se po bëhej shpërndarja e pagave.

Katër banorë të qytetit të Gazës i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se në ditët e fundit, oficerë policie me dhe pa uniformë ishin dislokuar pranë stacioneve të policisë dhe zyrave të tjera të qeverisë, përfshirë pranë spitalit Shifa, më të madhit në vend.

Banorët thanë se panë rikthimin e punonjësve civilë dhe të sulmeve ajrore izraelite pranë zyrave të përkohshme.

Rikthimi i policëve shënon një përpjekje për të risjellë rendin në qytetin e shkatërruar pasi Izraeli tërhoqi një numër të madh forcash nga Gaza veriore muajin e kaluar, i tha në kushte anonimiteti një zyrtar i Hamasit agjencisë së lajmeve Associated Press.

Zyrtari tha se drejtuesit e grupit u patën dhënë udhëzime të rivendosin praninë në pjesë të veriut nga ku ishin tërhequr forcat izraelite, ndër të tjera duke ndihmuar për të parandaluar grabitjen e dyqaneve dhe shtëpive të braktisura nga banorët që u larguan drejt jugut sipas urdhërave izraelite për t’u evakuuar.

Gjatë ofensivës tokësore të Izraelit, shumë shtëpi dhe godina mbetën gjysëm të shkatërruara ose u rrënuan plotësisht.

Saeed Abdel-Bar, banor në qytetin e Gazës, tha se një i afërm i tij mori fonde nga një zyrë e përkohshme e Hamasit, që ishte ngritur për të shpërndarë pagesa prej 200 dollarësh për punonjësit e qeverisë, përfshirë oficerët e policisë dhe punonjësit e bashkisë.

Që kur mori kontrollin e Gazës 17 vite më parë, Hamasi ka drejtuar një administratë me dhjetëra mijëra punonjës civilë, përfshirë mësues dhe policë që veprojnë veçmas krahut ushtarak të këtij grupi.

Pagesat e pjesshme për disa nga punonjësit e qeverisë sinjalizojnë se Izraeli nuk i ka dhënë goditje shkatërrimtare Hamasit, megjithëse pretendon të ketë vrarë mbi 9 mijë luftëtarë të këtij grupi.

Ahmed Abu Hadrous, banor në qytetin e Gazës, lajme.al/wp-admin/post-new.phptha se avionët izraelitë goditën zyrat e përkohshme në disa vendndodhje këtë javë, përfshirë edhe të shtunën.

Udhëheqësit ushtarakë izraelitë patën thënë se kishin prishur zinxhirin komandues të batalioneve të Hamasit në veri, por se individë të caktuar vazhdonin të bënin sulme guerile.

Ndërkohë, luftimet në Gazën jugore kanë vazhduar.

Paraardhëse

Për herë të tretë brenda ditës, aksident tjetër pranë Fierit, makina përmbyset në kanalin anësor të rrugës, plagoset shoferi

Pasardhëse

U njohën në “reality show”, Ueda dhe Arlindi do të bëhen prindër për herë të parë

Pasardhëse

U njohën në “reality show”, Ueda dhe Arlindi do të bëhen prindër për herë të parë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.