• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Hajdutët u futën nga ballkoni”. Si u grabit banesa e nënës së Gjiknurit

13 October, 2017
në Aktualitet
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Banesa e nënës së ministrit Damian Gjiknuri është bastisur mesditën e së martës nga persona ende të paidentifikuar. Autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se kanë vjedhur 300 mijë lekë të rinj dhe disa bizhuteri.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Maliq Muça”, që ndodhet mes bulevardit “Zogu i Parë” dhe Rrugës së Durrësit, në kryeqytet. Ndërsa në momentin që është realizuar vjedhja, në banesë nuk kishte njeri.
 
Nga verifikimet e kryera nga ekspertët e Policisë në vendin e ngjarjes, nuk janë konstatuar shenja të hyrjes me forcë apo thyerjes së derës së jashtme të apartamentit. Ndërsa janë konstatuar gjurmë në ballkonin e shtëpisë, që ndodhet në katin e tretë të pallatit.
 
Burimet thanë se ka dyshime që autorët mund të kenë përdorur hekurat e dritareve të banesave në katet më të poshtme, për t’u ngjitur në ballkonin e apartamentit ku jetonte nëna dhe vëllai i Gjiknurit.
 
Vjedhja është konstatuar pak kohë pasi kishte ndodhur, në momentin kur Liri Gjiknuri, 67 vjeçe, është kthyer në shtëpi.
 
Sapo ka parë rrëmujën, ajo ka dyshuar për një vjedhje të mundshme dhe ka kontrolluar në vendin ku mbante paratë që kursente nga pensioni. Në momentin që ka parë se mungonin paratë, rreth 300 mijë lekë të rinj, ajo i ka telefonuar menjëherë policisë.
 
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.3 që kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorëve.
 
Policia
Policia e Tiranës sqaroi dje zyrtarisht vjedhjen e ndodhur në banesën e nënës së Damian Gjiknurit. “Më datë 10 tetor është konstatuar se në rrugën ‘Maliq Muça’, persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e shtetases L.Gj., 67, vjeçe, banuese në Tiranë, ku kanë marrë një sasi të hollash rreth 300 mijë lekë, si dhe disa bizhuteri. Theksojmë se banesa nuk është rezidencë e ministrit Gjiknuri, por e nënës së tij”, tha Policia.
Paraardhëse

Shqiptari hedh të dashurën nga dritarja, befason në gjyq me dëshminë

Pasardhëse

Nis operacioni për spastrimin e administratës nga militantët LSI

Pasardhëse

Nis operacioni për spastrimin e administratës nga militantët LSI

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.