• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Hajdarmataj do të pyesë Habilajn për Tahirin

28 May, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një letërporosi ndërkombëtare për t’u lejuar marrjen në pyetje të 3 të paraburgosurve. Dita vendimtare do të jetë e mërkura, pikërisht atëherë kur prokurorë nga Krimet e Rënda të Tiranës, me në krye ndoshta Besim Hajdarmatajn, do të zbresin në aeroportin “Fontanarossa” për t’iu drejtuar më pas institucionit penitenciar të Bicoccas.

Një udhëtim ky që ka për objektiv parësor atë të sigurimit të informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë, e më pas në arrest shtëpiak, për të fituar ditën e sotme sërish lirinë, gjithçka për shkak të kushëririt të tij Moisi Habilaj, të arrestuar dhe që pritet të dalë për gjykim pas 3 ditësh në Itali.

Habilaj konsiderohet nga Prokuroria e Katanias, si dhe hetuesit e grupit policor të “Guardia di Finanza”-s, si truri i narkotrafikut dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Italisë. Trafik ky që ofronte dhjetëra milionë euro, të cilat do të ndaheshin në të njëjtën tryezë mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve siçilianë të “Cosa Nostra”-s.

Hetimi italian, i mbyllur zyrtarisht dhjetorin e shkuar, do të nxjerrë në proces gjyqësor 15 persona, ndërsa seanca e parë është caktuar për më 31 maj. Në disa përgjime, të zbuluara nga media italiane “MeridioNews”, trafikantët i referoheshin pikërisht politikanit socialist. Një lidhje e supozuar, të cilës i bashkëngjitet edhe një automjet i përdorur nga narkotrafikantët për udhëtime dhe i regjistruar nën emrin e Tahirit, i cili gjithsesi është betuar t’ia ketë shitur një kushëriri tjetër, të po të njëjtës familje, Habilaj.

Ata që do të merren në pyetje nga prokurorët shqiptarë do të jenë edhe Meridian Sulaj dhe Nezar Seiti. Ky i fundit u ekstradua në Itali mes polemikave, pasi u kap nga policia shqiptare në Vlorë. 41-vjeçari, edhe pse pa dëshirën e tij, u bë protagonist në Shqipëri i një njoftimi, i cili rezultoi i rremë, se kishte pranuar të bashkëpunonte me prokurorët e Prokurorisë së Katanias. Aktualisht ai mbahet në burgun e Rebibbias, në Romë.

Kriza qeveritare që përjetohet në Shqipëri, pas hetimit të mbiquajtur “Rosa dei venti”, duket se nuk njeh ndalesa. Hetimi i Tahirit ka nisur me kërkesën për arrestimin e tij, kërkesë që u refuzua nga Parlamenti. Plot 48 orë pasi kushëririt të tij, Moisi Habilaj, iu vunë prangat në Itali, ndërkohë që në arrati mbetet vëllai i tij Florian Habilaj, ish-deputeti socialist tregoi një dokument me “kokë” të titulluar nga Prokuroria e Katanias, me anë të të cilës tregonte se nuk kishte asnjë hetim në ngarkim të tij në Itali.

Në fakt, ajo ishte një letër me shumë ndryshime nga ato që jepen tradicionalisht nga zyrat e drejtësisë siçiliane. Kapitulli i fundit i kësaj historie nisi më 12 maj, kur ish-ministri i Brendshëm përfundoi në arrest shtëpiak, por që iu revokua mesditën e kësaj të hëne.

Paraardhëse

Blendi Fevziu “mburret” me vilën e tij super luksoze [FOTO]

Pasardhëse

Grekët në grevë, doganat do të bllokohen për 24 orë

Pasardhëse
kufiri Kosovë-Maqedoni

Grekët në grevë, doganat do të bllokohen për 24 orë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.