• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Habiti me deklaratën për Enver Hoxhën, Bozo: Nuk mund të hedh poshtë punën heroike

6 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
275
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo që në zgjedhjet e 25 prillit është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës me Partinë Socialiste, ka tërhequr mjaft vëmendje mediatike me një deklaratë të bërë pak ditë më parë lidhur me komunizmin në Shqipëri.

Znj. Bozo duke sqaruar se nuk është anëtare e asnjë partie politike dhe kandidon si profesioniste e lirë, thotë se deklarata e saj është nxjerr nga konteksti pasi nuk ka dhënë vetëm vlerësime për sistemin komunist por edhe të metat e tij.

Inxhinierja e njohur theksoi se komunizmi ka pasur tre probleme të mëdha duke renditur mbylljen e vendit, internimet dhe krijimin e kooperativave.

“Unë e kam thënë qartë qëndrimin tim, nuk jam penduar për atë deklaratë pasi reagimet ishin keqkuptime. Pse nuk e morën të gjithë frazën. Ai sistem ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta, siç ka çdo sistem. Morën vetëm pjesë e të mirave, pse nuk thanë dhe pjesën e të këqijave që ua thash, që janë shumë por unë tre kisha klasifikuar. Që ishin mbyllja hermetike, që nuk të lejon të zhvillohesh, lufta e pamend e klasave ku për një fjalë ishte neni për agjitacion dhe propagandë që të fuste brenda dhe nuk të fuste vetëm ty por e hante e gjithë familja, domethënë ishte një tmerr i vërtetë.

Dhe e fundit që iu dha derma sektorit më jetik që ishte në Shqipëri, bujqësia me të cilën jetonte 60% e popullsisë, ku iu mor edhe ai oborri i shtëpisë fshatarit dhe fshatari vinte të blinte vezë në qytet. Këto ishin tre dhe i dënove krimet e komunizmit dhe u thash hapni dosjet, nuk kam asnjë problem”, deklaroi znj. Bozo për EuroNews.

Nga ana tjetër inxhinierja ritheksoi se pavarësisht problemeve të mëdha, komunizmi arriti që ta zhvillonte Shqipërisë në disa drejtime ku përmendi krijimin e sistemit energjetik dhe luftimin e analfabetizmit.

“Njeriu edhe mund të ndihet keq por unë thash një të vërtetë që kushdo që ka jetuar në atë kohë dhe sot, e di që kjo është e vërtetë. Unë nuk merrem shumë me fjalë, merrem me punë, më pyetën dhe u dhashë përgjigjen por duhet ta merrnin të plotë dhe jo një pjesë. Kjo nuk është normale dhe për këtë arsye vendosa që nga ai moment të mos shkoj më në asnjë televizion. Përgjigjen e kamë thënë të qartë, të saktë, shumë koncize.

Nuk mund të hedh poshtë gjithë punën heroike të atij populli që bëri që Shqipëria nga një vend që ishte agrar, as agrar nuk ishte, me këneta, me malarie, me turbekuloz, me analfabetizëm të pa parë dhe u bë industrialo-agrar, me universitet, me Akademi Shkencash, me sistem energjetik fantastik, janë vepra nuk mund t’i mohosh. Kanë punuar njerëzit e thjeshtë, kanë punuar të gjithë specialistët”, përfundoi inxhinierja e njohur.

Paraardhëse

‘Boll se nuk mund ta durojmë më’, shpërthen keq Arjani Konomi në studion e ‘Përputhen’: E keni mbushur kupën me këtë

Pasardhëse

Presidentët më të pasur në futboll, do befasoheni kush kryeson listën (FOTO)

Pasardhëse

Presidentët më të pasur në futboll, do befasoheni kush kryeson listën (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.