• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Habit Ylli Manjani, bën propozimin e papritur: Transformim të thellë! Të shkrihet urgjentisht kjo ministri

12 August, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka propozuar ditën e sotme shkrirjen e institucionit të Ministrisë së Brendshme.

Në një postim në Facebook, Manjani e cilëson Ministrinë e Brendshme antikushtetuese, pasi pretendon se është mjeti kryesor i dhunës politike në vend.

Sipas ish-ministrit, edhe Policia e Shtetit ka nevojë për transformim të thellë.

“Sigurisht i gjithë ky transformim rrënjësor do të duhet të shoqërohet me ndryshime ligjore domethënëse ku me përparësi do të duhet të: përmbysen ligjet e arrestimit pa prova, ndalimit të policisë të bëjë hetime në kuptimin procedural penal dhe, kufizimin e të drejtës së shoqërimit në polici”, shkruan ndër të tjera Manjani.

DEKLARATA E PLOTË:

Reforma tjetër themelore që duhet të eleminojë menjëherë shkeljen masive të lirive dhe të drejtave Kushtetuese në vend, duhet të jetë shkrirja e Ministrisë së Brendshme.

Edhe si strukturë por edhe si mentalitet duhet shkulur ky çiban që prodhon vetëm anti-kushtetutshmëri.

Ministria e Brendshme në Shqipëri ka emër dhe traditë shumë të keqe sepse ajo lehtësisht shndërrohet si mjeti kryesor i dhunës politike në vend.

Një ministri përgjegjëse politikisht për rendin publik do mjafton, shumë e vogël në numër dhe me detyra thjesht drejtimi civil dhe auditi performance do mjaftonte.

Kjo çon menjëherë tek nevoja për transformimin e thellë, por të thellë fare të policisë së Shtetit. Ajo duhet të jetë thjesht një ruajtëse e rendit publik dhe e gjitha e varur nga Prokuroria e Shtetit për gjurmimin dhe hetimin e çështjeve.

Policia nuk mund të hetojë e aq më pak të procedojë penalisht siç njofton çdo ditë! Kjo praktikë nuk ka lidhje me Kushtetutën e zbatimit korrekt të Lirive themelore.

Sigurisht i gjithë ky transformim rrënjësor do të duhet të shoqërohet me ndryshime ligjore domethënëse ku me përparësi do të duhet të: përmbysen ligjet e arrestimit pa prova, ndalimit të policisë të bëjë hetime në kuptimin proçediral penal dhe, kufizimin e të drejtës së shoqërimit në polici.

Pa harruar procedurën e ekzekutimit të masave të sigurisë dhe të ndalimit të dhunimit të banesës natën.

Pra, pikpamja ime është një Ministri Rendi që kryen detyrat civile dhe politike por që nuk ka asnjë rol mbi Policinë. Kjo e fundit ruan rendin nga çdo kërcënim dhe vihet e gjitha nën hyqmin funksional të Prokurorisë.

Prokuroria ka përgjegjësinë kushtetuese para publikut për të luftuar krimin. Edhe zëdhënien në publik e bën Prokuroria dhe jo policia.

Kështu siç është sot ka qenë dhe në rregjimin komunist!

Paraardhëse

“Çfarë është Shqipëria, një terra nullis, tokë e askujt?”, Spartak Ngjela reagon ashpër pas vendosjes së memorialit turk dhe ngre dyshimet për një marrëveshje sekrete

Pasardhëse

‘Ky është turizmi që ofron narkoshteti i Edvin Mafisë’

Pasardhëse

'Ky është turizmi që ofron narkoshteti i Edvin Mafisë'

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.