• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Gurë në trastë

25 December, 2017
në Opinion
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Edmond Tupja

Para disa vitesh, një mesnatë, pasi kisha mbaruar së lexuari librin e Fatos Baxhakut me titullin lakonik “Gurët”, i cili më la mbresa të thella, ëndërrova gurë, gurë madhështorë dhe në mendje më erdhi proverbi ynë i lashtë “Guri i rëndë në vendin e vet”.

Para disa javësh, tek kaloja buzë sheshit “Skënderbe”, atje ku Muzeu Historik Kombëtar qëndron si i tulatur përballë Hotelit Ndërkombëtar të Tiranës, që populli ynë i thjeshtë, i urtë e i varfër (më shumë sesa duhet) e quan rëndom 15-katëshi, sytë m’u vonuan mbi ca gurë të mëdhenj të vendosur atje para disa kohësh me qëllime sigurisht dekorative, çka sot qenka “tendence”; mirëpo, në mendje më erdhi pikërisht proverbi “Guri i rëndë në vendin e vet” dhe ata gurë m’u dukën si të çrrënjosur me pahir e si të shpërngulur me dhunë nga vendi i tyre mes malesh të larta ende të populluara me gojëdhëna kreshnikësh; njëkohësisht, ata m’u dukën fatkeqë e jetimë larg vendlindjes së tyre, d.m.th. tragjikë.

Para disa ditësh, tek prisja dikë nga miqtë e mi bash në të njëjtin vend e ky dikush po vononte të vinte, vura re se diçka kishte ndryshuar te gurët e mi fatkeqë e jetimë: nuk m’u dukën më tragjikë, por, oh, e tmerrshme, m’u panë komikë, madje, më saktë, qesharakë! Ata gurë, dëshmi gjeohistorike shumëshekullore e malësive shqiptare, i kishin futur me rastin e festave të fundvitit, në ca qese, trasta ose torba të tejdukshme me ngjyra astmatike, malarike apo sifilitike.

O Zot, mend klitha unë, ateisti, faqe njerëzve të ngeshëm që endeshin rreth barakave dhe bredhit gjigant të Vitit të Ri, të cilët kishin mbirë si kërpudha të rralla e të mardhura përballë monumentit të vrenjtur të Heroit Tonë Kombëtar, solidar të atyre gurëve të shkulur nga zemra e maleve, ku ai, para disa shekujsh, u bëri ballë hordhive të pushtuesve osmanlinj.

Tek çapitesha rreth e qark gurëve fatkeqë e jetimë, papritmas, pata përshtypjen se atyre u kishin hequr burrërinë duke i shndërruar në guriçka të futura si karamele nëpër qeska qesharake e qaramane njëherazi. Pastaj duke i këqyrur pak më nga larg ata gurë të skllavëruar në përputhje me ligjet e dramave tragjikomike që po luhen sot në kurriz të popullit tim, më erdhi ndërmend një shprehje fort domethënëse sa vjen e më e përdorur në vendin tim: “Fjalë të bukura e gurë në trastë”! Oh, Eureka!

Sa nuk ulërita për pak. Fjalë të bukura premtuese na blatojnë rregullisht qeveritarët tanë aktualë, por nuk i mbajnë thuajse fare premtimet e tyre përrallore, ndërkohë që na i mbushin trastat jo me grurë, por me gurë! Besoj se lexueset dhe lexuesit e mi të përjavshëm e kuptojnë tani mesazhin që përcjellin gurët e veshur me qese dantellash si çupka të llastuara që mamaçka me babaçkën i kanë sjellë në sheshin “Skënderbe” të shëtisin e të argëtohen, mesazh që zbërthehet pak a shumë kështu: O popull shqiptar, kot e ke që përpiqesh mjerueshëm të na kundërshtosh, ngopu me fjalë, llafe apo dëngla, quaji si të duash, se gurë në trastë përherë do të kesh, se ti për ne, qeveritarët e tu, gjithmonë gur shahu ke qenë e do të jesh, se ne, qeveritarët e tu, në vend të zemrës kemi një gur, por në dorë i kemi të gjithë gurët, se ne, qeveritarët e tu, me një gur i vrasim të gjithë zogjtë pasi i kemi rrjepur në ajër, se ne, qeveritarët e tu, kemi në dorë edhe gurin edhe arrën, por ne nuk të japim as edhe një gur për të çarë kokën, a more vesh o popull dele, që ne të qethim e të rruajmë si të na dojë palla?

Së fundi, në këtë përsiatje e sipër, befas m’u kujtua një këngë popullore e Shqipërisë së mesme, e cila fillon me këto fjalë: “Oh, mu ke guri qi bon xixa…”, prandaj u hodha një vështrim të fundit gurëve të mi fatkeqë e jetimë buzë sheshit të pikëlluar “Skënderbe” dhe një si shqisë e gjashtë më tha se me siguri këta gurë të syrgjynosur duhet të jenë zgjedhur të tillë në mënyrë që të mos lëshojnë kurrsesi xixa, sepse, kushedi, për dreq një xixë e vetme mund t’i vërë flakën bredhit të Vitit të Ri për të ndriçuar të ardhmen mjerane të popullit tim halleshumë e gëzimpak, i cili sa vjen e më shumë po kërruset nën peshën e trastave ose, më saktë, të thasëve të tij plot e përplot me gurë të rëndë, fatkeqë e jetimë.

Paraardhëse

Horoskopi për javën e fundit të dhjetorit, ja se çfarë kanë parashikuar yjet

Pasardhëse

Rrufepritësi i paranojave shqiptaro-greke!

Pasardhëse

Rrufepritësi i paranojave shqiptaro-greke!

Diskutime rreth kësaj post



Botë

Ia “futi” dashnorja, zbulohet se si u vra bosi i kartelit “El Mencho”

Nga lajme10
23 February, 2026
0

Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, kreu i tmerrshëm i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliscos (CJNG), është ekzekutuar gjatë...

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

21 February, 2026
Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.