• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Grushti i shtetit dhe kërcënimet për shpërndarjen e parlamentit, Ruçi i përgjigjet ashpër Metës

21 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë një takimi me reporteren për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, u shpreh se Kuvendi është plotësisht funksional, duke iu përgjigjur kështu edhe presidentit Ilir Meta që e quan atë ilegjitim, dhe ka lënë të kuptuar se mund të ketë qëllim firmosjen e një dekreti për shpërndarjen e tij.

“Jam e lumtur që po punojmë bashkë dhe po kontribuoj për ecurinë e shpejtë të rrugëtimit europian të Shqipërisë. Presim zhvillime pozitive në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë i kushtoj një vëmendje maksimale bashkëpunimit me Kuvendin sepse parlamenti është zemra e një sistemi demokratik. Do të jem bashkë me ju në kapërcimin e çdo sfide që kemi përpara në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.”, tha Isabel Santos.

“Kuvendi është plotësisht funksional, me kuorum kushtetues dhe shumicat e nevojshme për të miratuar çdo ligj që kërkon shumica të cilësuara”, shtoi Ruçi.

Duke folur për rrugën drejt integrimit në BE, Ruçi, veçoi rëndësinë që Parlamenti Europian dhe Presidenti Sassoli i kushtojnë integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si edhe e uroi asaj suksese në detyrën e saj si reportere për Shqipërinë.

“Për ne të gjithë është shumë impresionuese që në sajë edhe të vizionit të Presidentit Sassoli dhe kontributit tuaj, Parlamenti Europian vazhdon të qëndrojë në pozicionin që negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të çelen menjëherë, gjatë presidencës kroate. Natyrisht, çeljen e negociatave ne nuk e kuptojmë si një dhuratë, por si përmbushje e objektivave të vështirë, të cilët jo thjesht na janë dhënë si detyra shtëpie, por i kërkon procesi i integrimit europian. Ne nuk jemi dekurajuar, por po punojmë më të gjitha energjitë tona që të plotësojmë të gjitha standardet dhe kriteret e kërkuara. Kuvendi po punon për zbatimin e 6 objektivave dhe 44 masave të Planit të Veprimit për Integrimin, hartuar pas rekomandimeve të Këshillit dhe Komisionit Europian në vitin 2019.”, nënvizoi Ruçi.

Sipas Ruçit dy prioritet e punës së Kuvendit, janë reforma në drejtësi dhe zgjedhore.

“Përsa i përket reformës zgjedhore, kjo reformë më në fund po realizohet si një proces konsensual dhe gjithëpërfshirës tripalësh: shumica parlamentare dhe qeveria, opozita parlamentare dhe opozita jo-parlamentare. Konstituimi i Këshillit Politik është një instrument funksional dhe produktiv, për të mundësuar kurorëzimin e reformës në 15 mars. Kjo me synimin për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë zgjedhor; ashpërsimin e dënimeve për shitblerjen e votës; eliminimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe transparencën e listave të zgjedhësve”, – u shpreh Ruçi.

Paraardhëse

Zëdhënësi i Metës quajti Baton Haxhiun “qen” të UDB-së, Baze reagon ashpër ndaj gazetarëve dhe përmend pazaret me Metën

Pasardhëse

“Bërtita me të madhe”, Zef Deda tregon për herë të parë ‘incidentin’ që i ka ndodhur natën e parë të martesës

Pasardhëse

“Bërtita me të madhe”, Zef Deda tregon për herë të parë ‘incidentin’ që i ka ndodhur natën e parë të martesës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.