• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Grupi i parë i afganëve vjen ditën e sotme në Tiranë, bëhen gati godinat në Qytetin Studenti, zbardhen detajet e akomodimit

18 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
64
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë sot në vendin tonë. Mbërritja e tyre ishte planifikuar ditën e djeshme, por kjo lëvizje u anulua për shkak të zhvillimeve të fundit në Kabul, të cilat bënë të mundur ndryshimet e orareve.

Rreth 300 deri në 350 persona pritet që të mbërrijnë sot në vendin tonë ku përkatësisht janë gra dhe aktiviste të shoqërisë civile në Afganistan. Avioni që do të sjellë afganët pritet të ulet në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas, ku momentalisht janë ngritur dhe disa tenda. Në këto tenda do të jetë ndalesa e parë e afganëve pasi ata do t’u nënshtrohen të gjitha verifikimeve mjekësore për të mësuar nëse dikush prej tyre ka nevojë për trajtim të specializuar mjekësor.

Me shumë mundësi grupet e afganëve do të strehohen në godinat e Qytetit Studenti në Tiranë si dhe në disa hotele në Durrës, përkohësisht. Autoritetet momentalisht parashikojnë që pas kësaj të gjendet një vendndodhje e re për afganët. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se vetëm për pak javë afganët do të jenë në ambiente tona, më pas një tjetër mundësi parashikohet akomodimi në bregdet pasi të lirohen hotelet nga fluksi i verës, teksa do të vijojnë procedurat për të shkuar drejt SHBA.

Ja detajet për akomodimin e afganëve

Nga ana tjetër aktualisht janë identifikuar disa hotele në Durrës dhe disa prej godinave të Qytetit Studenti në Tiranë, me një kapacitet total për gati dy mijë persona. Si fillim ata do të strehohen në 7 godina me kapacitet 1200 shtretër në konvikte të rikonstruktuara me tualet vetjak. Afganët do të transferohen së bashku me familjet e tyre, por jo çdo person do të lejohet të strehohet në Shqipëri, pasi sipas marrëveshjes është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA.

Operacioni në vendin tonë po koordinohet nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Ambasada Amerikane. Më herët lidhur me akomodimin e tyre dhe organizimin u bë e ditur se do të kujdeset një prej anëtarëve të kabinetit të kryeministrit Edi Rama, ku afganët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta.

Ndërkohë edhe ditën e djeshme ka vijuar lirimi i godinave në zonën e Qytetit Studenti nga studentët, vendin e të cilëve pritet ta zënë shtetasit të cilët pritet të mbërrijnë në Rinas sot.

Të rinj dhe të reja me çanta dhe valixhe janë larguar ndërsa sanitaret kanë nisur pastrimet fillimisht në godinat 4, 24 dhe 25 në Qyteti Studenti. Më herët gjatë ditës së djeshme u boshatisën po ashtu edhe godinat nr 7 dhe 8. Kujtojmë se Shqipëria konfirmoi të dielën zyrtarisht se i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë amerikane për strehimin e qindra afganëve. Po ashtu Kosova dhe Maqedonia e Veriut e pranuan kërkesën dhe pritet që qindra afganë të strehohen edhe në këto vende.

Paraardhëse

Pas zhurmës së madhe që shkaktoi lajmi për ardhjen e afganëve, reagon i revoltuar kryeministri Rama

Pasardhëse

Sinoptikanët parashikojnë ndryshime të papritura të temperaturave, ja sa pritet të shkojnë ditën e enjte

Pasardhëse

Sinoptikanët parashikojnë ndryshime të papritura të temperaturave, ja sa pritet të shkojnë ditën e enjte

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.