• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Gruevski jep dorëheqjen, i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme

14 January, 2016
në Rajon
0
Gruevski jep dorëheqjen
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski në një deklaratë të jashtëzakonshme për median nga godina e qeverisë njoftoi largimin e tij nga posti që mban, pas një seance të mbajtur sot pasdite nga këshilli ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri konservator maqedonas, Nikola Gruevski njoftoi se do të paraqiste nesër letrën e dorëheqjes, një vendim i parashikuar në një marrëveshje mes partive kryesore maqedonase për të dalë nga një krizë e gjatë politike, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

“Nesër në mëngjes do t’i paraqes kryetarit të Parlamentit letrën e dorëheqjes nga posti i kryeministrit, që do të hyjë në fuqi 100 ditë para datës zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi Gruevski.

Zgjedhjet e parakohshme janë parashikuar në parim në muajin prill.

“Të gjitha partitë kanë nënshkruar këtë marrëveshje (…) kemi pranuar shumë kompromise për të mirën e shtetit  dhe popullit tonë. U zgjodh prokurorja speciale. Ndryshuam anëtarët e KSHZ-së dhe opozita ka shumicën. Ne i plotësuam kriteret tona, ndërkohë që LSDM-ja ka kundërshtuar detyrat e saj. Marrëveshja e 2 qershorit përfshin edhe dorëheqjen e kryeministrit, ndaj unë e respektoj edhe këtë dhe i qëndroj besnik marrëveshjes. Ka ardhur koha për të përmbushur detyrimet tona dhe zgjedhjet duhet të zhvillohen më 24 prill”, nënvizoi Gruevski.

“Unë qëndroj edhe prapa asaj pjese të marrëveshjes. Dëshiroj që përfundimisht të largohet paqartësia, të largohen të gjitha problemet, konfliktet. Dua që vendi ynë të ecë përpara dhe të vazhdojë të zhvillohet fuqishëm”, theksoi Gruevski.

Ndërkohë bëhet fjalë për një dorëheqje të kushtëzuar, që pritet të hyjë në fuqi 100 ditë përpara zgjedhjeve, që do të thotë se dorëheqja nuk hyn në fuqi aktualisht, nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni nuk do të mbahen më 24 prill, siç është parashikuar.

Kjo qeveri tranzicioni ka për mision kryesor organizimin e zgjedhjeve të parakohshme dy vjet para përfundimit kushtetues prej katër vjetësh.

Paraardhëse

Avramopoulos: Të heqësh dorë nga Shengeni do të ishte fillimi i fundit të projektit evropian

Pasardhëse

Rama: Besojmë te Venecia, referendumi rruga më e mirë

Pasardhëse
Rama flet për Shullazin

Rama: Besojmë te Venecia, referendumi rruga më e mirë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.