• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Grida Duma: Nuk e imagjinoj dot veten që të ulem në një tryezë me bandat

8 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma gjatë një interviste foli në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se PD ndryshe nga mazhoranca pa asnjë pushtet , arriti të ndahej me një diferencë të ngushtë nga PS. Më tej ajo tha se mazhoranca me të gjitha pushtetet që kishte përdori në mëyrë skandaloze të dhënat e njerëzve.

Deklarata e Dumës:

“Bilanci i deritanishëm nuk matet me shifrat statistikore, që i takojnë PD dhe opozitës në tërësi. Fakti që edhe me shifrat e sotme, përtej asaj që do të jetë më vonë një rinumërim, ankimim, etj, nuk jam duke e mbrojtur apo duke bërë një qëndrim subjektiv, mendoj që PD pa asnjë pushtet, pa qenë as në parlament, përkundrejt një pushteti qendror-lokal, një mënyre administrimi më skandalozin, që ishte informacioni deri te karta e identitetit që kishte PS, përballë të gjitha pamundësive që kishte, u nda me PS me 37 mijë vota në total, me statistikat e sotme, pra jo më shumë se 3.7 mandate.

Bilanci është një reflektim i madh për Shqipërinë. Është një diferencë që vjen nga përdorimi i botës së krimit në shtrembërimin apo frikën e votës së lirë. Nëse PD atë rezultat të ngushtë do ta tenderonte përmes krimit dhe organizatave kriminale, patjetër që do të ishte në pushtet, por një e keqe do të zëvendësonte një të keqe.
Unë nuk kam parë që betejat nuk ndodhin, apo të tërhiqesh nga betejat, pra të mos hysh në zgjedhje, është akoma më keq. Është surprizuese sa shumë na kanë besuar njerëzit, pavarësisht se kanë qenë nën presion. Jo PS, Rilindja i detyrohet shqiptarëve një gjë shumë të madhe. Patjetër ata janë trashëgimtarë të Partisë së Punës, e cila nuk është partia që i dha shkëlqim popullit, por i dha izolim. Kjo parti, PS, i detyrohet shqiptarëve, t’i largohet me të gjitha mjetet kërcënuese, spiunuese, e jo ta përsërisë historinë e vet.

Nuk e imagjinoj dot veten që të ulem në një tryezë me bandat dhe nuk do ta uroj kundërshtarin, nëse rezultati i tij, pra rezultati i PS në Kavajë e Rrogozhinë, vjen pas asaj fotoje me bandat, dhe ata e kanë këtë krenari, për mua nuk është e tillë. Ka vite që nuk ka zgjedhje normale në Shqipëri. A i shmangemi dot të vërtetës sonë? E tha OSBE/ODIHR dje që SPAK të hetojë krimet zgjedhore, se ka pasur shit-blerje votash, dhe vuri theksin te databaza e të dhënave. “Ne jemi të gjithë njësoj”, thoshte Rama. Ne nuk jemi njësoj. Po ndodh prej vitesh që blihen vota dhe ky është fakt i tmerrshëm. Kam një minikrenari për t’u ndarë nga ajo kastë njerëzish, që përdorin banda e krim. Neve na u ofrua kjo mundësi, por unë nuk e përdor”, tha Duma.

Paraardhëse

Aleati nxjerr “zbuluar” Lulzim Bashën, paralajmëron zhvillime të bujshme në shtator dhe tetor

Pasardhëse

Humbën thellë në zgjedhje, Grida Duma jep mesazhin e fortë, zbulon politikanin që do të rrëzojë Ramën

Pasardhëse

Humbën thellë në zgjedhje, Grida Duma jep mesazhin e fortë, zbulon politikanin që do të rrëzojë Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.