• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Grida Duma denoncon vatrën më të re dhe më të rrezikshme të koronavirusit në Tiranë

16 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, denoncon se vatra më e re dhe më e rrezikshme e koronavirusit është salla operatore e Spitalit Francez.

Ish-deputetja Duma thekson se gati i gjithë personeli i bllokut operativ të mjekëve është i infektuar me Covid 19, ndërsa shton se mjekët kanë punuar pa asnjë mbrojtje në kushte rreziku për jetën.

Mesazhi i Grida Dumës:

“Vatra më e re dhe më e rrezikshme e Covid 19, që përveç stafit mjekësor po infekton dhe qytetarët, është salla operatore e Spitalit Francez.

Pas rezultateve të testimeve, thuajse i gjithë personeli i bllokut operator të mjekëve është i infektuar me Covid 19. Arsyeja e infektimit është përgjegjësi drejtpërdrejtë e qeverisë e cila po prodhon para me koncesionin e “Sani Servis”. Sani Servis është kompania që duhet ti pajise me set njeperdorimesh personelin dhe që sipas shumë denoncimeve te ardhura nga ky bllok, kompania e qeverisë nuk i ka pajisur me maska dhe veshje mbrojtëse, ndërsa merr miliona euro nga xhepat e shqiptarëve për këtë shërbim.

Mjekët kanë punuar pa asnjë mbrojtje në kushte rreziku për jetën!

Kompania qeveritare merr nga xhepat e shqiptarëve mesatarisht 280 euro për sterilizimin e një kiti operator, edhe nëse nga ky kit përdoret vetëm një gërshërë sërish kompanisë i shkon e gjithë pagesa.

Po ashtu kompania ka përgjegjësinë e veshjeve dhe maskave mbrojtëse për bllokun operator, të cilat siç dëshmojnë mjekët kanë munguar

Për këtë arsye janë ndërprerë operacionet kirurgjikale dhe ato të emergjencës duke rrezikuar jetët e njerëzve.

Spitali nga shpërtues i jetës po kthehet në vatër rreziku për jetën.

Babëzia e qeverisë po rrezikon përhapjen në masë të virusit duke rrezikuar jetët e qytetarëve.

Siç mund të shihet tek PPP-ja e qeverisë, vlëra që i jepet kompanisë është 37. 700 lekë të reja për ndërhyrje të kompleksitetit të lartë, 22 300 lekë të reja për kompleksitet të mesëm dhe 13 900 lekë (të reja) për kompleksitet të ulët.

Spitali Francez është spital terciar ku trajtohen urgjencat jetë kërcënuese të cilat kryhen vetëm në këtë bllok operator për të gjithë vendin, nga mosha zero vjeç.

Tashmë është i mbyllur dhe nuk kryhet më asnjë operacion për shkak të infektimit të gjithë stafit.” – shkruan Duma.

Paraardhëse

Modelja e njohur rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj

Pasardhëse

Rikthehen shirat në vend, ja si parashikohet të jetë moti nesër

Pasardhëse

Rikthehen shirat në vend, ja si parashikohet të jetë moti nesër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.