• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Lajme

Greqia zgjedh sot drejtuesit vendorë

8 October, 2023
në Lajme, Rajon
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare,qytetarët grekët u janë drejtuar këtë të dielë përsëri kutive të votimit në mbi 22000 qendra, kësaj herë për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Janë rreth 9.7 milionë grekë të regjistruar në listat zgjedhore që do të vendosin fatin e këtyre votimeve, të cilat deri më tani po zhvillohen pa probleme.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00, me përjashtim të disa qendrave të votimit, ku mungesa e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore e përfaqësuesve gjyqësorë shkaktoi disa minuta vonesë

Sipas mediave greke, janë 1222 formacione lokale që pretendojnë këshillat e 332 bashkive të vendit, ndërsa 78 të tjera luftojnë për 13 qarqet e Greqisë, 12 prej të cilave mbahen nga konservatorët në fuqi, të cilët shpresojnë të fitojnë edhe qarkun e Kretës.

Gara aktuale zgjedhore paraqet disa dallime të rëndësishme, në raport me zgjedhjet bashkiake të vitit 2019.

Kryesorja ka të bëjë me sistemin zgjedhor, pasi garat e reja do të zhvillohen me sistemin mazhoritar në vend të atyre proporcionale të thjeshtë të vitit 2019.

Do të thotë që sa më shumë kombinime bashkiake, apo rajonale të mbledhin një përqindje prej 43% plus një votë zgjidhen nga e diela e parë.

Ndryshe, do të ketë një rivotim të dielën e ardhshme, më 15 tetor ndërmjet kandidatëve për Guvernator Qarku apo Kryetar Bashkie të dy kombinimeve që kanë mbledhur më shumë vota në raundin e parë.

Si në zgjedhjet kombëtare, ashtu edhe në përfaqësimin vetëqeverisës në këshillin e qarkut apo bashkisë, sigurohen ato kombinime që kalojnë pragun e 3%.

Fituesit marrin mandatin e tyre 5 vjeçar në 1 janar 2024.

Të drejtë vote kanë të gjithë qytetarët që kanë mbushur moshën 17-vjeç dhe janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë.

Edhe kësaj here nuk mungojnë në listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, apo qarku shtetasit shqiptarët që kanë të drejtë vote në Greqi.

Kutitë hapen në orën shtatë të mëngjesit dhe mbyllen pas 12 orësh, ndërsa rreth orës 9 të mbrëmjes ora lokale do të fillojnë të dalin rezultatet e para.

Paraardhëse

Tërmeti i fortë në Afganistan, 2 mijë të vdekur

Pasardhëse

Sara Hoxha flet për “sherrin” me Dafinën: Nuk e di pse u mërzit kaq shumë

Pasardhëse

Sara Hoxha flet për “sherrin” me Dafinën: Nuk e di pse u mërzit kaq shumë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.