• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Greqia nis debatin për kufirin detar, Dendias: Do zgjerojmë territorin me 13 mijë km2, Shqipëria e ka ushtruar të drejtën e saj vite më parë

20 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Greqia ka nisur dje diskutimet për zgjerimin e territorit me 12 milje. Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias mbajti një fjalim në Kuvend para deputetëve grekë në lidhje me vendimin për t’u shtrirë me 12 milje në Mesdheun Qendror dhe detin Jon si edhe qëndrimin e Shqipërisë ndaj këtij vendimi.

Dendias u shpreh se miratimi i projektligjit për zgjerimin me 12 milje në Mesdheun Qendror dhe Jon i japin vendit 13 000 kilometra katror territor të ri, ndërsa theksoi rëndësinë e këtij projektligji. Ai vijoi më tej duke e cilësuar këtë si një moment historik për vendin.

“Zgjerimi i hapësirës detare në 12 mijë na bën të fitojmë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse kësaj i shtojmë edhe mbylljen e gjireve (vendim i marrë pak ditë më parë nga Greqia sh.r), zgjerimi e tejkalon 13 000 kilometra katrorë. Nëse marrim në konsideratë se totali i territorit tonë është 135 000 kilometra katrorë, atëherë kuptohet edhe rëndësia e këtij projektligji. Unanimiteti i vërejtur gjatë diskutimit në komisionin përkatës është i nevojshëm të pasqyrohet edhe në votën e sotme duke marrë një mbështetje unanime nga deputetët. Jemi në një moment historik dhe unë dua të falenderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin”, – tha Dendias.

Ndër të tjera, Dendias falënderoi publikisht kryeministrin Rama për fjalimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë, ku njohu publikisht të drejtën e Greqisë për t’u shtrirë me 12 milje në Jon. Shefi i diplomacisë greke e cilësoi këtë veprim të Ramës si një vendim të një personi të ndershëm.

“Kryeministri shqiptar, Z. Rama bëri një deklaratë të qartë për nder të tij, kur u kritikua nga opozita shqiptare, se është e drejta jonë absolute, ashtu si Shqipëria kishte ushtruar të drejtën e saj absolute më herët pa na pyetur ne”, – tha ai.

Detaje për zgjerimin

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias nga fjalimi në Kuvend bëri me dije edhe detaje nga zgjerimi i Greqisë. Ai u shpreh se zgjerimi në jug dhe në lindje të Kretës duhet të vazhdojë, ndërsa theksoi se sa i përket zgjerimit në këtë zonë përfshihet pjesa lindore e Kretës. Ai vijoi më tej duke folur edhe sa u përket zonave të pakufizuara sipas kryeministrit dhe ministrisë sipas tij janë e njëjta gjë.

“Unë nuk jam ngarkuar me detyrën e relatorit, por disa gjëra janë thënë më parë edhe nga kolegët tanë, të cilat është mirë t’i sqarojmë në mënyrë që debati mbi të cilin bazohen të mos rrëshqasë. Për sa i përket Kretës, zonja dhe zotërinj, Kryeministri ka qenë i angazhuar prej muajsh për zgjerimin e ujërave territoriale në Kretë. Dhe sigurisht që përfshihet pjesa lindore e Kretës, nuk ka dyshim për këtë. Sa i përket formalitetit të pretenduar të formulimit midis formulimit të Kryeministrit për zonat e pakufizuara dhe formulimit të Ministrisë së Jashtme për shelfin kontinental, unë mendoj se ato janë dy nivele të mbivendosura të së njëjtës gjë”, – tha ai.

Ndër të tjera ai foli edhe sa u përket vendeve si Turqia dhe Italia, për të cilat ai u shpreh se vendet fqinje duhet ta kuptojnë ushtrimin e të drejtës së Greqisë për zgjerimin. Ai u shpreh se me këto vende është biseduar lidhur me këtë projektligj.

“Nuk është demarkuar me marrëveshje me një nga vendet fqinje dhe unë po i referohem Turqisë. Sigurisht, unë e kuptoj se çfarë është në interesin e tyre të shfaqet si një devijim. Unë e kuptoj këtë shumë mirë, të gjithë e kuptojmë, por kjo nuk do të thotë se ekziston një mospërputhje. Unë do të bëj një deklaratë përfundimtare për këtë. Sigurisht, vendet fqinje e kuptojnë ushtrimin e së drejtës sonë. Italia e dinte. Ne i kishim thënë që do të zgjeronim ujërat territoriale. Kjo nuk do të thotë që ne negociuam me ta”, – tha ai.

Paraardhëse

Rama urdhëron deputetët të çojnë në humnerë LSI, Basha injoron presionet dhe kalon në plan të dytë listat, PD-PS goditje partisë së presidentit

Pasardhëse

Kanë mbaruar bashkë shkollën në të njëjtin gjimnaz! Fansi i kujton gafat e kreut të PD-së, Majlinda Bregu ironizon keq Bashën

Pasardhëse

Kanë mbaruar bashkë shkollën në të njëjtin gjimnaz! Fansi i kujton gafat e kreut të PD-së, Majlinda Bregu ironizon keq Bashën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.