• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Greqia nën pushtetin e zjarreve, pritet që në fundjavë temperaturat të shkojnë 45 gradë

21 July, 2023
në Botë
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zjarret që pushtuan Greqinë në ditët e fundit lanë pas shtëpi të shkatërruara dhe kilometra të tërë tokë të djegur. Dëmet më të mëdha janë regjistruar përreth zonës së Dervenochoria, rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Athinë.

Në fshatin e vogël Tsakali pranë qytetit Mandras, pensionisti Lazaros Alexandridis e kaloi gjithë natën jashtë shtëpisë së tij të dëmtuar. 69-vjeçari tha se i druhej grabitjes. Ai jeton në këtë shtëpi që nga viti 2003 me bashkëshorten. Prona ka pësuar shumë dëme dhe ai po mendon se si do ta rregullojë me pensionin prej 780 eurosh.

“A mund të ndihet dikush mirë pasi ka parë shtëpinë e tij të djegur? Pa asnjë ndihmë? Nuk erdhi asnjë zjarrfikës, po të kishin dërguar një zjarrfikës, ky dëm nuk do të kishte ndodhur.”

Avionët dhe helikopterët vijojnë të hedhin ujë mbi zjarret që po djegin perëndimin e Athinës, ndërsa kërcënimi në të mbarë Greqinë u zvogëlua. Por autoritetet kanë frikë nga shfaqja e vatrave të reja të zjarrit pasi temperaturat pritet të arrijnë në 45 gradë Celsius në ditët në vijim.

Zjarre të reja kanë shkatërruar pyjet në perëndim të Athinës dhe tymi i dendur i shtëllungave ka mbushur ajrin. Autoritetet u bënë thirrje banorëve në katër vendbanime, përfshirë Agios Sotiras, që të largohen nga shtëpitë.

Shërbimi meteorologjik paralajmëroi për një rrezik të shtuar të zjarreve nga e premtja, kur termometri pritet të rritet më tej dhe të arrijë një maksimum prej 45 gradë Celsius gjatë fundjavës.

Në Romë, banorët dhe turistët kërkuan të freskohen në shatërvanët e famshëm të qytetit, pasi kryeqyteti italian ishte një nga qytetet më të prekur nga vala e të nxehtit që goditi mbarë Europën Jugore.

Vala e të nxehtit ka goditur edhe në Gaza-n ku palestinezët kërkuan lehtësim duke u larë në det dhe duke u spërkatur me ujë të freskët.

Paraardhëse

“Bën kontrabandë nafte me Libinë”, Berisha plas ‘bombën’ ndaj qeverinë Rama: Kryeministri i ndan qeratë si indulgjencat, Xhaçka ka marrë resortin 5 mln euro, Shalsi sjell amendament

Pasardhëse

Deklarata e fortë e Ilir Demalisë: Berisha ka falsifikuar jetën e tij

Pasardhëse

Deklarata e fortë e Ilir Demalisë: Berisha ka falsifikuar jetën e tij

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.