• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Greqia i vendos sërish kushte Shqipërisë për integrimin, kryeministri grek: Pas zgjerimit me 12 milje në det, ja çfarë do të kërkojmë, ja kam thënë Ramës

11 September, 2022
në Kryesore, Rajon
0
2.5k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Greqia duket se do të marrë maksimumin nga Shqipëria në këmbim të integrimit. Integrimi evropian i Shqipërisë është në favorin e Greqisë, ka theksuar midis të tjerash në konferencën tradicionale para mediave greke me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

“Athina ka mundësinë që gjatë hapjes së kapitujve të imponojë”, ka thënë ai, “mendimet e saj në lidhje me temat e karakterit dypalësh dhe të shkojë në Hagë për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike pas zgjerimit të kufijve detarë me 12 milje”.

“Pra, jemi plotësisht të vetëdijshëm për kompleksitetin e kësaj marrëdhënieje, por më duket se edhe si nevojë gjeostrategjike dhe gjeopolitike, të mundemi të zgjidhim problemet e pazgjidhura që kemi nga e kaluara. Dhe dua të referohem konkretisht se edhe për përcaktimin e Zonës Eksluzive Ekonomike , ka një marrëveshje paraprake që të shkojmë në Hagë, por pasi ne të kemi zgjeruar kufirin tonë detar me 12 milje. Është diçka e mirë kjo sepse tregon që çështje të tilla, mund të zgjidhen nga një organ ndërkombëtar perëndimor i drejtësisë, një zhvillim i rëndësishëm, në se do të mund ta arrijmë”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

I pyetur për mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe nëse do ta quante satelit të Erdogan, kryeministrin shqiptar ai është përgjigjur:

“Është një proces që kërkon shumë kohë, dhe për çdo kapitull që hapet gjatë negociatave, kemi mundësinë që me këtë mënyrë të imponojmë mendimet tona dhe të bisedojmë temat të cilat i përkasin karkterit dypalësh të lidhjeve tona. Nga ana tjetër nuk dua të karakterizoj ,kryeministrin shqiptar, personalisht kam një lidhje shumë të mirë me të, dua të jem i sinqertë dhe është në favorin tonë të diskutojmë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, paralelisht duke njohur faktin se ekziston një minoritet kombëtar grek, i cili duhet të mbrohet. Dhe kjo është një diçka që e kam bërë të qartë tek kryeministri shqiptar dhe kjo do të përcaktojë edhe qëndrimin tonë gjatë periudhës së negociatave integruese”.

Mitsotakis ka sqaruar edhe zërat për rrugën Janinë- Kakavijë, duke theksuar se nuk do të jetë në nivelin e një autostradë, pasi mungojnë sponsorizimet, por do të jetë gjithsesi një rrugë moderne dhe e sigurt që do të mbulojë nevojat e Greqisë kontinentale dhe të atyre që do të duan të përdorin këtë pikë kufitare dhe të shkojnë në Shqipëri.

Paraardhëse

“Shqipëria është nën efektin e një lufte të pashpallur”, Lorenc Vangjeli plas deklaratën e fortë: Jemi nën një agresion të egër hakmarrës

Pasardhëse

Ministri i Jashtëm grek përforcon qëndrimin e Mitsotakisit për çështjen e detit: Me Shqipërinë shkojmë në Hagë, do të mbrojmë interesat e Greqisë

Pasardhëse

Ministri i Jashtëm grek përforcon qëndrimin e Mitsotakisit për çështjen e detit: Me Shqipërinë shkojmë në Hagë, do të mbrojmë interesat e Greqisë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.