• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kulturë

“Grepi i Artë”, tre mbrëmje në skenën e teatrit në qytetin e Durrësit

16 December, 2021
në Kulturë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Grepi i Artë” titullohet komedia që këtë mbrëmje ngjitet në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, në qytetin e Durrësit. Vepra e autorit Bashkim Hoxha me regji nga Herion Mustafaraj do të jetë në skenë në mbrëmjet e datave 16, 18 dhe 19 dhjetor për publikun. Më herët kjo vepër shënoi premierën dhe në Tiranë. Shkrimtari i mirënjohur Bashkim Hoxha në bashkëpunim me regjisorin Mustafaraj sjellin këtë fundvit në skenat e teatrove një komedi bashkëkohore. Bashkim Hoxha njihet për humorin e tij fin të shenjëstruar ndaj fenomeneve shoqërore të realitetit shqiptar dhe trajton në këtë komedi një temë aktuale e mjaft shpirtërore. Me regjinë e Herion Mustafarajt që interpreton dhe vetë dhe një grupi aktorësh të përzgjedhur si, Marjana Kondi, Natasha Sela, Genc Lleshi, Orena Bici, Kevin Rrapaj, kjo komedi do të pasurojë jetën artistike në Durrës këtë muaj të fundit të vitit. Si regjisor Herion Mustafaraj më herët ka shprehur se një nga vlerat e kësaj komedie është përballja e brezave, mentaliteteve të tyre dhe forca e bashkëjetesës me brezat. Për këtë arsye ka pohuar ai, mendoi që duhet të ishin dy breza aktorësh.

“Brezi i vjetër i karaktereve, portretizohet nga unë, Marjana Kondi dhe Natasha Sela e loja jonë është me groteske sesa ajo e brezit të ri që portretizohen nga Genc Lleshi, Orena Bici dhe Kevin Rrapaj. Edhe pse këta të fundit janë aktorë të njohur humori në spektaklet televizive, spektatori do shohë një vërtetësi karakteresh tek ata”, thotë ai.

Sipas regjisorit Mustafaraj, larmia skenike pasurohet nga skenografia konvencionale moderne e Robin Tartarit, si dhe nga kostumet të stilizuara nga Zajmira Qeraxhiu.

“Dua të falenderoj Endrin Hajdinin që më asiston në aspektin teknik dhe aktorial kur nevojitet. Për tu vlerësuar është puna e producentes Elkjana Gjipali, që me pasionin dhe profesionalizmin e saj bëri të mundur kapërcimin e disa vështirësive të kësaj shfaqje për të shkuar tek publiku”, shprehet ai për këtë komedi.

Nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë vizituan ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. Muzeu shprehet se ata u njohën me koleksionin ikonografik të ekspozuar në të. Po ashtu së bashku me stafin e muzeut u diskutua mbi zhvillimin e artit bizantin dhe atij post – bizantin që prej shekullit të XIV deri në fund të shekullit të XIX. Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë vazhdon të zgjojë interesin e turistëve vendas dhe të huaj. I konsideruar si një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë, ai hapi dyert në vitin 1980 dhe iu nënshtrua restaurimit në vitin 2016. I pozicionuar përgjatë bulevard “Fan Noli” në Korçë, ky muze është jo vetëm një ekspozitë vizive vlerash, por edhe një institucion unikal në rajon.

Paraardhëse

Njihuni me trenat më të shpejtë në botë për vitin 2022

Pasardhëse

Keni probleme me frymëmarrjen gjatë dimrit? Ja si duhet të kujdeseni

Pasardhëse

Keni probleme me frymëmarrjen gjatë dimrit? Ja si duhet të kujdeseni

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.