• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Grekët po thonë që po marin det nga Shqipëria, ja si përgjigjet ministri Bushati

27 July, 2018
në Aktualitet, Politikë, Rajon
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E debatuar tashmë prej muajsh pakti mes Shqipërisë e Greqisë duket sikur është afër por njëkohësisht edhe larg së arriturit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në SHBA, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është përballur me një pyetje të thjeshtë, që në kampin grek Ministri Kotzias ka thënë se së shpejti Greqia do të zgjerojë ujërat e saj territorialë. Si përgjigje Bushati ka deklaruar se “nuk e di se çfarë ka dashur të thotë Kotzias”, duke thënë më tutje se pakti detar me Greqinë është udhëhequr dhe do të pasqyrojë të drejtën ndërkombëtare.

Kjo është e disata herë që në diskurin politik shqiptar ngrihet çështje e dhënies së disa detajeve për paktin e pritshëm mes dy vendeve. Në Greqi Kotzias është treguar “bujar” duke artikuluar disa herë se pakti me Shqipërinë do të sjellë benefite të reja për shtetin helen. Krejt e kundërta ndodh në Shqipëri, ku pavarësisht pyetjeve të shumta, qeveria dhe veçanërisht Ministri Bushati nuk japin detaje për paktin, por mjaftojnë duke u shprehur se “do të jetë më i mirë se ai që kemi patur”.

Për më tepër lexoni pjesën e intervistës dhënë në Zërin e Amerikës:

Zëri i Amerikës: Po çështja çame po diskutohet? Ka kritikë që mendojnë që ju nuk po e diskutoni çështjen çame, ata që përfaqësojnë komunitetin çam në Shqipëri.

Ditmir Bushati: E para, nuk e di se nga ku vjen kjo kritikë sepse faktet flasin qartë.

Zëri i Amerikës: Nga Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së.

Ditmir Bushati: Në 2013 për herë të parë në programin e një qeverie të votëbesuar në Kuvend është përfshirë çështja çame si pjesë e programit të politikës së jashtme, që do të thotë se e gjithë loja që është luajtur në kurriz të kësaj çështjeje, sidomos me qeveritë e kaluara, është mbyllur njëherë e mirë me përfshirjen e kësaj çështje si pjesë e programit të politikës së jashmte. Së dyti, kur ka nisur procesi i dialogut instensiv në vitin 2016, të dyja palët Shqipëria dhe Greqia në nisje të këtij procesi kanë shkëmbyer opinionet dhe mendimet e tyre rreth gamës së çështjeve.

Zëri i Amerikës: Greqia nuk e njeh çështjen çame. A mund të ketë përparim në këtë çështje?

Ditmir Bushati: Këto janë dy pyetje që kërkojnë dy përgjigje të ndryshme. Pjesa e parë, në lidhje me qëndrimin tonë. Qëndrimi ynë është i palëkundur dhe në lidhje me mënyrën se si ne e kemi konceptuar adresimin e çështjes çame, duke vendosur edhe linjat e kuqe që kanë të bëjnë me integritetin territorial të Greqisë me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut me përgjegjësinë individuale dhe jo kolektive, me të drejtën për të përkujtuar aspekte të ndryshme të historisë ku përfshihet edhe çështja çame me të drejtën për të gëzuar pronësinë. Ju më pas thoni që Greqia nuk e njeh (çështjen çame). Mund t’ju them se edhe për çështje tjera kemi pasur situata totalisht të konceptuar ndryshe nga ne dhe Greqia. Por me vullnet, me bisedime dhe me punë palët kanë arritur që të përafrojnë qëndrimet e tyre. Unë shpresoj që nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria dhe Greqia do t’i përafrojnë qëndrimet edhe për këtë çështje.

Zëri i Amerikës: Zoti ministër, homologu i juaj grek ka thënë se shumë shpejtGreqia do të zgjerojë ujërat territoriale. Çfarë ka dashur të thotë ai me këtë deklaratë?

Ditmir Bushati: Unë nuk e di se çfarë ka dashur të thotë ministri i jashtëm grek, por di që i gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare, nga konventa mbi të drejtën e detit, nga parimet e të drejtës kushtetuese dhe legjislacionet respektive.

Zëri i Amerikës: Zoti ministër, faleminderit për intervistën.

Paraardhëse

Bebja shqiptare që i ka habitur të gjithë, 8 muajsh dhe mban frymën në ujë si notar (FOTO-VIDEO)

Pasardhëse

Britania e Madhe kaplohet nga zjarri (FOTO)

Pasardhëse

Britania e Madhe kaplohet nga zjarri (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Mediat amerikane kanë bërë me dije se personi i dyshuar për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk është identifikuar si...

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.