• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gramoz Ruçi mesazh me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit: 29 nëntori, datë supreme në kalendarin e lirisë

29 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Në kalendarin e lirisë, 29 nëntori qëndron ndër datat më kryelarta të shqiptarëve. Është dita që kurorëzoi zgjedhjen e drejtë të partizanëve dhe patriotëve shqiptarë, në krahun e aleatëve të mëdhenj antifashistë. Është dita që realizoi ëndrrën e çlirimit të atdheut nga pushtuesit, e cila është vepër e çlirimtarëve dhe partizanëve shqiptarë.

Çlirimi ishte rezultat i betejave të përgjakshme në malet, luginat, fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë. Fitimtarë të Luftës Antifashistë Nacional-Çlirimtare nuk ishin thjesht dhe vetëm partizanët shqiptarë; ishte populli shqiptar; ishte vetë Shqipëria. Vlerat antifashiste qëndrojnë në themel të qytetërimit të sotëm europian e perëndimor dhe ato e shtyjnë botën drejt të ardhmes, progresit, paqes dhe zhvillimit. Kolaboracionizmi, si një kërcënim i lirisë, në format e tij të ndryshme, të vjetra e të reja, tradicionale e moderne, e tërheq botën drejt të kaluarës, pasigurisë, errësirës dhe regresit.

Liria nuk është thjesht dhe vetëm fitorja mbi pushtuesit, me maliherët dhe fishekët rrëmbyer armikut. Liria e vërtetë qëndron në dashurinë tonë për të, të trashëguar brez pas brezi. Shpirtrat e lirë të njerëzve të lirë janë mburoja e lirisë dhe garancia e saj. Kombet që dhunojnë lirinë e të tjerëve, nuk e meritojnë lirinë e tyre. Në çdo kohë e në çdo vend, popujt që luftojnë për tu çliruar nuk mund të quhen pushtues, dhe viktimat që luftojnë për liri, drejtësi e dinjitet, nuk mund të quhen agresorë.

Lufta Antifashiste u bë në emër të të sotmes. Betejat e sotme për lirinë i bëjmë në emër të së ardhmes. Për lirinë luftohet në çdo kohë dhe nga gjithkush që e aspiron atë. Ashtu siç nderojmë partizanët çlirimtarë për luftën e tyre, nderojmë qytetarët në betejat e përditshme për punën, jetën dhe familjen; nderojmë mjekët dhe infermierët në vijën e parë të luftës për mbrojtjen e jetëve njerëzore. Lufta për lirinë fisnikëron kombin, atdheun, shoqërinë dhe çdo qytetar. Dje burimi i lirisë ishte lufta për çlirim, sot motivi i saj është lufta për vlerat thelbësore të shoqërisë, mirëqenien, solidaritetin, tolerancë dhe paqen.”, – shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Paraardhëse

Dita e Çlirimit! Meta shfaqet krah figurave të rëndësishme të PS (FOTO)

Pasardhëse

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë! Befasohen banorët, qielli merr ngjyrë rozë (VIDEO)

Pasardhëse

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë! Befasohen banorët, qielli merr ngjyrë rozë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.