• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Grabitën 100 milionë, e zonja e shtëpisë: E motra e autorit na mbeti në derë…

23 April, 2018
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Drejtësia të detyrojë dy autorët që na grabitën 110 milionë lekë dhe makinën luksoze, të tregojnë vendin se ku i kanë fshehur dhe të na i kthejnë ato. Ne kemi informacione se ata do t’i përdorin këto para për të paguar prokurorë e gjyqtarë, me qëllim për të fituar lirinë”.

Kështu shprehet Flora Kalemaj, bashkëshortja e Xhemal Kalemaj, të cilëve, më 29 maj të vitit të kaluar, iu vodh shuma e majme e parave.

E zonja e shtëpisë shprehet për ‘panorama’ se ato para ato i kanë grumbulluar falë punës së tyre shumëvjeçare, me një dyqan produktesh ushqimore.

Paratë, ajo bashkë me të shoqin, i kishin bërë gati për të shlyer një kredi dhe për të bërë disa pagesa të tjera, por mesa duket, dy autorët e arrestuar pak ditë më parë, Renaldo Latifi dhe Xhuljan Muça, kanë qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve dhe planeve të tyre familjare.

Tani drejtësia ka dy autorë të dyshuar, Renaldo Latifin dhe Xhuljan Muçën. A kishit njohje më herët me këta djem?

I njihnim dhe na njihnin. Ata ishin atje në Levan. Ky Xhuljani kishte një lokal atje, që e menaxhonte bashkë me të motrën, B.Muça. Ndërsa Latifi ishte kamerier tek ata.

Vinin tek ju? Ju kishte rënë në sy ndonjë veprim i dyshimtë?

Ai Latifi sidomos, vinte shpesh për të thyer lekë të holla, që t’iu kthente reston klientëve. Ne e ndihmonim gjithnjë. Po ashtu edhe motra e Xhuljanos na mbeti në derë. Vinte te ne e nuk ikte. Kisha bërë edhe debate me tim shoq, sepse po dyshoja pse ajo vinte aty pa lidhje, pa pasur asnjë punë te dyqani ynë.

Pra, asokohe patët dhe probleme xhelozie?

Jo xhelozie, sepse bashkëshorti është shumë i rregullt, por ama i kërkoja ta largonte atë grua. Dhe ai më thoshte s’kam çfarë t’i bëj. Me pak fjalë, ishin bërë personazhe të njohura te ne dhe na bezdiste herë pas here prania e tyre, sidomos e kësaj gruas, që dyshoj se është bashkëpunëtore.

Znj. Flora, si arritët ju të kurseni aq para?

Vetëm nga puna. Ato, në njëfarë mënyrë, nuk ishin tonat fare. Ne marrim mall pa para shpeshherë dhe presim derisa të shitet malli që të shlyejmë lekët. Kjo është e gjitha. Kemi marrë edhe një kredi me herët dhe na kishin mbetur edhe 20 milionë lekë që ta shlyenim të gjithën.

Po fëmijët ku jetojnë dhe a ju ndihmojnë?

Fëmijët janë me studime në Tiranë. Nuk mund të na ndihmojnë sepse po shkollohen. Jetojnë me gjyshen e tyre atje.

Çfarë kërkoni nga drejtësia, duke qenë se autorët nuk e kanë pranuar ta kenë bërë ata grabitjen?

Kërkoj që ato para të mos përdoren për të blerë lirinë. Ka zëra se me ato 100 milionë ata do ta apelojnë rastin dhe do ia japin Gjykatës e Prokurorisë për t’i nxjerrë të pafajshëm. Dua që drejtësia të bëjë punën e saj. T’i bëjë të bashkëpunojnë e të tregojnë ku i kanë paratë, sepse unë kam bindjen që ata nuk i kanë prishur ato. E kishin frikën se u dilte në skenë vjedhja po t’i prishnin. Prandaj, t’i shtrëngojnë që ata të tregojnë. Në momentin që ne marrim paratë e makinën, nuk na intereson se çfarë do bëhet me ta. Por jo me paratë tona, të paguajnë krimin. Këtë s’do ta lejojmë të ndodhë.

Paraardhëse

Zbulohet pronari i “Gulf”, kush është gjeorgjiani që mashtroi shqiptarët

Pasardhëse

Sherr në tribunën VIP, sulmohet Safet Gjici

Pasardhëse

Sherr në tribunën VIP, sulmohet Safet Gjici

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.