• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gledis Nano vlerëson me certifikatë për “Shërbime të Dalluara”, zyrtarin amerikan të sigurisë zv.ambasadorin Damian Smith

28 May, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka vlerësuar me Certifikatë për Shërbime të Dalluara, zv/shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri, me rastin e përfundimit të misionit të tij.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në të cilën ishin të pranishëm zv/ambasadori i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Damian Smith, përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të Sigurisë dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, i ka dorëzuar Certifikatën për Shërbime të Dalluara Nicholas Lavengood.

“Do ta konsideroja si një ditë të veçantë, ndërkohë edhe një privilegj, që sot zhvillojmë ceremoninë e dorëzimit të Certifikatës për Shërbime të Dalluara, për zv/shefin e Sigurisë Diplomatike, në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, z. Nicholas Lavengood.

Z. Nicholas Lavengood ka shërbyer, nga muaji korrik i vitit 2020, si zv/shef i Zyrës Rajonale të Sigurimit pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri, dhe ka kontribuar me profesionalizëm për rritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe të SHBA-së, duke kontribuar në realizimin e një sërë operacionesh policore të suksesshme. Ka ofruar ekspertizën e tij dhe të agjencisë që përfaqëson, në trajtimin e çështjeve konkrete dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira me agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së, duke nxitur një bashkëpunim konkret dhe efikas mes palëve, bazuar në marrëdhëniet shumë të mira dhe në besimin reciprok. Sot, Nicholas Lavengood përfundon misionin këtu, por kemi bindjen se edhe pas kësaj ju do të mbeteni një koleg dhe mik i yni, për të na mbështetur në punën dhe përpjekjet tona për t’u ofruar qytetarëve tanë rend, qetësi dhe siguri”, shprehet Gledis Nano.

Ndërkohë, zv/ambasadori i Ambasadës Amerikane në Tiranë, z. Damian Smith, gjatë fjalës së tij, u shpreh: “Z. Lavengood është një zyrtar shumë i rëndësishëm për ne. Si përfaqësues të qeverisë amerikane çmojmë rolin dhe kontributin e tij gjatë misionit si zv/shef i Zyrës Rajonale të Sigurimit pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri”.
Z. Nicholas Lavengood: “Ju jam mirënjohës për këtë nder, të vlerësohesh në mënyrë të tillë është jashtëzakonisht domethënëse për mua, si dhe të vlerësohesh në mesin e pjesëmarrësve të mbledhur këtu është një nder i madh. Ndërsa punoja me njësitë e ndryshme të Policinë së Shtetit, pashë përkushtimin dhe angazhimin që burrat dhe gratë e Policisë së Shtetit kanë për vendin e tyre. Ndërsa shikoj përreth sot, shoh një numër personash që absolutisht nuk do të qëndroja këtu tani, nëse nuk do të ishte falë tyre. Drejtor Nano është një forcë progresi brenda Policisë së Shtetit, unë jam krenar për punën që kemi filluar dhe kam nderin ta konsideroj atë mikun tim”.

Më pas, ceremonia ka vijuar me dhurimin e pajisjeve për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Repartin Special RENEA, pjesë e paketës prej 1.2 milionë dollarësh, e akorduar nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike #ATA për Policinë e Shtetit, paketë që përfshin pajisje dhe trajnime nga këto struktura.

Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurisë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, znj. Karen Riley, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm Gledis Nano, nënshkruan aktin e dhurimit të këtyre pajisjeve.

Riley ka siguruar Drejtor Nanon se Policia shqiptare, ka gjithë mbështetjen e zyrës që ajo drejton, po ashtu dhe të ambasadës, agjencive ligjzbatuese dhe qeverisë amerikane.

Paraardhëse

Beatrix Ramosaj tregon nëse u mërzit nga ribashkimi Bora-Donald: Do ua mbyll gojën të gjithëve, kam qenë më e fuqishme se kurrë

Pasardhëse

Riatdhesimi i 13 shqiptarëve nga Siria, flet Bledi Çuçi: Nuk do ndalemi derisa të rikthejmë çdo shqiptar që ka mbetur aty

Pasardhëse

Riatdhesimi i 13 shqiptarëve nga Siria, flet Bledi Çuçi: Nuk do ndalemi derisa të rikthejmë çdo shqiptar që ka mbetur aty

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.