• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjyshi hero në Gramsh, futet mes flakëve dhe shpëton mbesën 8-vjeçare nga zjarri që përfshiu 2 banesa

31 January, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dy banesa në të njëjtën strehë janë përfshirë nga flakët masditën e djeshme në fshatin Kukur të Gramshit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së djeshme. Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar të dy banesat.

Gjyshi i dy familjeve, 80-vjeçari, Zaim Meci tregon se si nxorri mes flakëve mbesën 8 vjeçe, e cila sapo ishte kthyer nga shkolla.

“Isha me bagëti aty afër banesës kur pashë që në çatinë e shtëpisë dilnin shtëllunga tymi e flakë, shkova aty dhe pashë që njerëz me kova uji mundoheshin të fiknin flakët, pjestarët e familjes time që qanin e ulërinin ishte një tmerr. Dikush më tha që është një fëmijë brenda, nuk kuptoheshin të qarat e mbesës brenda, jam lagur me ujë e me një lekurë bagëtie u futa mes flakëve. Shkova tek dhoma ku mbesa qante e strukur nën një tavolinë buke, as vet se di sesi dola. Falenderoj Zotin që mbesa shpëtoi”, ka rrëfyer gjyshi hero.

Më tej, në rrëfimin tejet prekës të tij, gjyshi bën thirrje për ndihmë pasi kushtet në të cilat gjenden janë tejet të vështira për të mbijetuar.

“Gjithçka u shkrumbua, vetëm me rrobat e trupit kemi ngelur, as bukë për vaktin e radhës nuk kemi. Do i lutesha çdokujt të na ndihmonin nese kanë mundësi edhe për rroba trupi sido që të jenë”, apelon ai.

Policia njofton se dyshohet se për shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike në llambën e ndriçimit. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë, për vlerësim.

Paraardhëse

Flakët shkrumbojnë dy banesa në Gramsh, familjarët mbesin në qiell të hapur

Pasardhëse

Ish-ministri i Infrastrukturës dënohet me 3 vjet e tetë muaj burg për “53 milionëshin”

Pasardhëse

Ish-ministri i Infrastrukturës dënohet me 3 vjet e tetë muaj burg për “53 milionëshin”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.