• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Gjyqtarët “kapen” me kopje! Vettingu, padia e Unionit e njejtë me të PD

21 November, 2016
në Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Gjykatën Kushtetuese është të martën seanca  e parë dëgjimore publike për ligjin e Vettingut, i kthyer tani në kusht për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Seanca e të martës nuk është vendimarrëse, sepse vendimi pritet pas 10 dhjetorit, kur Komisioni i Venecias të publikojë opinionin e vet për standardet e ligjit që bën rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në tryezën e gjykatësve janë dy kërkesa për ta shpallur ligjin antikushtetues, ajo e Partisë Demokratike dhe kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve.

Por çfarë e bën interesante çështjen, përveç rëndësisë që ka për reformën në drejtësi, është se të dyja kërkesat ngjajnë shumë me njëra-tjetrën. Duke krahasuar dy kërkesat, bie në sy se gjyqtarët, të cilët e dorëzuan disa javë më vonë se demokratët ankimimin e tyre, kanë huazuar disa paragrafe nga kërkesa e Partisë Demokratike.

Top Channel i krahasoi të dy dokumentet dhe rezultati është se ato janë identike, fjalë për fjalë në 11 paragrafe.

Gjyqtarët, njësoj si opozita dhe me të njëjtat fjali dhe shenja pikësimi, ngrejnë shqetësimin për rolin e Inspektoriatit të Pasurive gjatë procesit të Vettingut. Madje, shikohet që në këtë paragraf janë ruajtur edhe thonjëzat, kur përshkruhet marrëdhënia kushtetuese mes institucioneve për rivlerësimin.

E njëjta gje ndodh me të gjithë paragrafët e tjerë, si shembull, gjyqtarët kanë ruajtur edhe shkronjat italike, kur opozita përmend Vettingun, u kanë qëndruar sërish besnik thonjëzave të opozitës në paragrafet e tjerë, si dhe çdo detaji tjetër, që përveç përmbajtjes, bën të njëjtë 11 paragrafet e kërkesës së gjyqtarëve me atë të opozitës.

Kur të gjykojnë dy kërkesat, të paktën gjyqtarët e Kushtetueses nuk do të vonohen shumë, sepse kolegët e tyre gjyqtarë ua kanë lehtësuar punën dhe praktikisht do të gjykojnë të njëjtën kërkesë të fotokopjuar në faqet e saj më të rëndësishme./Top Channel/

1479753003pdunioni

Paraardhëse

Fjalimi i fundit madhështor i Gjergj Kastriotit

Pasardhëse

VIDEO/ Si reagojnë djemtë kur shikojnë një vajzë me të pasme bombastike

Pasardhëse

VIDEO/ Si reagojnë djemtë kur shikojnë një vajzë me të pasme bombastike

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.